Dosje

Si u ndoqën në 24 orë, video e përgjimeve të dy bosëve shqiptarë të drogës në Peru: Mafie e fuqishme!  

Gazeta Si - Mënyra inteligjente që dy trafikantë shqiptarë zgjodhën që të trafikonin rreth 2.2 tonë kokainë drejt Europës, ka tërhequr vëmendje në Peru.

Mediat lokale kanë publikuar gjurmimin për 24 orë të Franc Malos dhe Gentjan Metës, të cilët njiheshin edhe me pseudeonimet, “Barbas” dhe “Pelado”.

LEXO EDHE:
- Trafiku i drogës nga Brazili, bosit shqiptar i kapen 1 ton kokainë në shtëpi dhe në jaht nga një USB!
- ‘Kuzhinierët’ nga Kolumbia, si punon mafia shqiptare dhe amerikano-latine për kokainën në Belgjikë

Malo dhe Meta janë ndjeur hap pas hapi dhe kanë qenë të dy nën përgjim 24 orë në 7 ditë të javës. Me video janë regjistruar që nga momenti i hyrjes së tyre në një prej hoteleve më të mira të Trujillos dhe deri tek takimet e tyre me eksponentë të krimit në Peru.

Qëllimi i shqiptarëve ishin që të siguronin infrastrukturën financiare dhe logjistike për të bërë të mundur trafikun e drogës.

Dy bosëve, iu kapën një ngarkesë me 2.2 tonë kokainë më 12 qershor 2022, por në fund arritën t’i shpëtojnë prangave të policisë.

“Mafia e fuqishme shqiptare e përkushtuar ndaj trafikut të paligjshëm të drogës mbërriti në Peru dhe eci me krenari në vendin tonë”, - shkruan "Panorama".

Kjo e fundit thotë se policia ka monitoruar ekskluzivisht 24/7 dy shqiptarët, ku zbulohen lidhjet me biznesmenë peruan me të dhëna të lidhura me shpërndarjen e drogës.

Sipas informacioneve të agjentëve të Dirandros, dy shqiptarë kaluan kufirin nga Ekuadori për në Peru në mënyrë të parregullt.

Ata hynë në territorin e shtetit amerikano-latin si turistë në qytetet bregdetare për të mos rënë në sy.

“Bëhet fjalë për anëtarë të mafies së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë në Evropë”, - vijojnë mediat.

Falë monitorimit intensiv, u zbuluan identitetet e vërteta të shqiptarëve dhe u dha urdhri t’i ndiqnin në çdo vend dhe në çdo kohë.

Siç shkruajnë mediat, ata kanë bashkëpunuar me Ronny Silva Leon, një 35-vjeçar nga Peruja, i arrestuar gjatë operacionit policor, dhe Ismael Jimenez Manrique, pronar i një kompanie që merret me eksporte në Europë.

Secili prej tyre kishte rol në operacionin e drogës. Silva siguroi transformimin e kokainës në asparag, ndërsa Jimenez do të merrej me pjesën e dokumentacionit të eksportimit të sasisë së drogës të fshehur në asparag.

Malo dhe Meta kanë qenë gjatë gjithë kohës të survejuar. Siç duket nga pamjet e bëra publike në mediat peruane, Meta është pothuajse gjatë gjithë kohës në celular ndërsa në një moment të caktuar dyshon se mund të përgjohet dhe tregohet i kujdesshëm.

Mënyra si tentuan trafikun e drogës, duke e shkrirë në kanaçet e asparagut dhe duke e bërë të lëngshëm, ka tërhequr vëmendjen e policisë lokale.

Në fakt, kokaina e lëngshme është shndërruar gjatë viteve të fundit në një metodë gjithnjë e më popullore për trafikimin e kësaj droge.

Kokaina e lëngshme është shumë më e vështirë për t’u zbuluar se kokaina pluhur për shkak të këtyre metodave pasi ajo tretet në substanca që mbulojnë erën e saj.

Dy shqiptarët, të cilët janë shpallur në kërkim, kishin si qëllim që kokainën ta transportonin nga portet amerikano-latine drejt Holandës.

Ata kishin "braktisur" Ekuadorin për shkak të rivalitetit të bandave rivale dhe lehtësisë së trafikut të drogës nga Peruja në Europë.

Gjatë ndërhyrjes së policisë u arrestuan edhe gjashtë peruanë, ndërsadisa prej tyre jnë shpallur në kërkim së bashku me dy bosët shqiptarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë