Dosje

Trafiku i drogës nga Brazili, bosit shqiptar i kapen 1 ton kokainë në shtëpi dhe në jaht nga një USB!

Gazeta Si - Një shqiptar, i cili dyshohet se është “koka” e tentativës së trafikut të 1 ton kokainë në aksin Brazil-Portugali-Belgjikë, është shpallur në kërkim.

Agjentët e DEA-s amerikane dhe Policia Braziliane, kanë nisur një hetim për shtetasin Altin Drimadha, pas kapjes në Sao Paulo fillimisht në një banesë të 350 kg kokainë dhe sekuestrimit në një jaht gjatë lundrimit të 650 kg të tjerë.

Përveç Drimadhes, autoritetet janë të sigurt se i përfshirë është edhe një tjetër shqiptar, i dyshuar për disa krime në Australi.

LEXO EDHE:
- Belgjika dhe Holanda qendrat kryesore të kokainës. Pse mafia shqiptare luan rol kyç?
- Në rrjetin e ‘baronit’ të drogës/ ‘Po dal për ajrosje’! Si u zbulua Dritan Rexhepi në burg dhe gjurmët e kokainës nga Ekuadori në Europë
- ‘Kuzhinierët’ nga Kolumbia, si punon mafia shqiptare dhe amerikano-latine për kokainën në Belgjikë

Ata kanë arritur në gjurmë të shqiptarit 'misterioz', pasi e kanë zbuluar nga një tatuazh. Ai mendohet të jetë kreu i organizatës me bazë në Australi, i cili mendohet se është arratisur dhe ndodhet në kufirin mes Brazilit dhe Bolivisë.

Mediat portugeze, shkruajnë se në 7 qershor u konstatua vendndodhja e banesës së Altin Drimadhas dhe u lëshua një urdhër kontrolli nga prokuroria e qytetit brazilian.

Forcat speciale bastisën vendin, çarmatosën dy roje dhe gjetën 230,000 dollarë amerikanë cash, si dhe 350 kg kokainë të pastër të paketuar në pako luksoze të personalizuara të “Louis Vuitton”, me destinacion qytetin-port të Belgjikës, Anversë.

Policia sekuestroi gjithashtu dy telefona celularë të koduar, dy armë sulmi AK 47 dhe një USB që përmban një video regjistrim të procesit të ngarkimit të ngarkesës së kokainës në portin e shtetit Sao Paulos.

USB-ja që zbuloi jahtin luksoz me 650 kg kokainë

Këto aktivitete të policisë braziliane u kryen në Sao Paulo përmes përgjimeve të përdoruesve brazilianë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, gjë që lejoi që në fillim të vitit 2022 t’i jepte indikacione vendimtare Policisë Kundër Drogës për të përgjuar një dërgesë kokaine të madhe.

Lënda narkotike ishte transportuar në det të hapur nga porti i São Paulos, në mes të Oqeanit Atlantik dhe ishte drejtuar në bregdetin portugez.

Një video ndodhej në një USB, e cila tregonte procesin e ngarkimit të një sasie kokaine në një anije në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit.

Pavarësisht se sasia e saktë e substancës ishte ende për t’u përcaktuar, pamjet kishin një vulë, datë dhe orë dhe ekspozonin qartë kodin e saktë të anijes ku droga ishte fshehur.

Hetimet e mëtejshme dhe analiza e detajuar e pamjeve çoi në identifikimin e jahtit ku fshihej droga.

Sipas autoriteteve braziliane, anija me flamur maltez ishte nisur muaj më parë nga porti i Monacos.

7 anëtarë të ekuipazhit kishin mirëpritur në bord një grup prej 6 studentësh filozofie nga Universiteti i Sunshine Coast, Queensland, Australi.

Ata kishin qenë së fundmi në Nice dhe ishin gati për të ndërmarrë ekspeditën e tyre në Brazil.

Sipas planit, ata fillimisht lundruan në brigjet spanjolle, në ngushticën e Gjibraltarit dhe rreth ishujve Kanarie për të shkuar më pas në Oqeanin Atlantik, me qëllim portin e shtetit të Sao Paulo, si destinacioni final.

Por ndërkohë që ishin larguar nga Sao Paulo në drejtim të Lisbonës, falë USB-së, autoritetet braziliane njoftuan menjëherë homologët portugezë që ta ndalonin jahtin gjatë kohës që do të qëndronte në kryeqytet, përpara se të kishte mundësinë që të vijonte rrugën për Brisbane, Australi, në gusht, sipas itinerarit.

Falë autoriteteve, ngarkesa nuk arriti kurrë në destinacionin e saj final. Më 8 qershor, në momentin që anija kishte hyrë në ujërat portugeze, jahti u ndalua dhe në pranga ranë 13 personat që ndodheshin në bordin e tij.

Brenda tij, autoritetet gjetën plot 650 kg kokainë të pastër e paketuar njësoj si ajo në shtëpinë e shqiptarit në Sao Paulo.

Destinacioni i saj ishte Brisbane i Australisë. Mes sendeve të tjera që u sekuestruan, ishin 4 AK 47, 2 telefonë të koduar dhe 60 mijë Dollarë australian

Roli i shqiptarit tjetër

I përfshirë në vepra jashtëzakonisht të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e të motoçikletave të Adelajdës, është edhe një bos tjetër shqiptar.

Në fakt, tatuazhi i veçantë i të dyshuarve dhe destinacioni i paligjshëm i ngarkesave përpara konfiskimit të tij përfundimtar, duket se vërtetojnë pretendimin e prokurorëve kundër Klubit të Motorëve Comanchero, një bandë e jashtëligjshme motoçikletash në Australi.

Duke pasur parasysh provat, raportet e arrestimeve, pamjet dhe inteligjencën e mbledhur, Interpoli ka ndërhyrë për të hetuar një rrjet më të gjerë të organizatave kriminale që veprojnë ndërkombëtarisht për të mbuluar fushat e mëposhtme: Adelaide dhe Brisbane – Australi; Amsterdam - Holandë, Anversë - Belgjikë, Monte Karlo - Monako.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë