Dosje

Fotografia në celularin e Dumanit, oficeri i policisë ishte objektiv për t’u vrarë

Gazeta Si – Një oficer për zbulimin e krimeve të rënda në Elbasan,  ishte shënjestruar nga grupet kriminale për t’u eliminuar fizikisht.

Fotografia e Krenar Guçes u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.

Oficeri ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020.

LEXO EDHE:
– Do paguhej 60.000 euro/ Nuredin Dumani rrëfen atentatin e dështuar në 2013-n: I vura pistoletën në kokë, por s’kisha më plumba
– Masakra e fundvitit në Elbasan, viktimat u takuan në Tiranë. ‘Erjon Alibej pas vrasjes më kërkoi një hekur ose levë’
– Rrëfimet me detaje të Dumanit dhe vrasjet e vëllezërve Haxhia që u zbuluan nga një mesazh: Po të pres në Shënvlash

Ndërsa tani është transferuar me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.

Prej tri ditësh tashmë familja e tij është marrë në mbrojtje, ndërsa vetë oficerit i është vendosur roje personale.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se Guçe kishte zbuluar detaje të rëndësishme për disa vrasje zinxhir në Elbasan.

Duke filluar që nga vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në një hark të shkurtër kohor.

Gjatë hetimeve, ai kishte zbuluar të dhëna të rëndësishme nga dëshmitarë të ndryshëm edhe për dy ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës, ku u arrestuan disa të dyshuar.

Pikërisht për këto zbulime, një grup kriminal në Elbasan, kishte vendosur ta eliminonte në shenjë hakmarrjeje përmes të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë