Dosje

Vrasja e babë e bir në 2012/ I penduari i drejtësisë në procesin ndaj Çapjave i kërkon ndjesë familjes së viktimave

Gazeta Si - I penduari i drejtësisë, Ervis Bardhi, u ka kërkuar ndjesë familjarëve dhe mamasë së Gentian Beqirit gjatë dëshmisë në gjykatë për vrasjen e babë e bir të ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Bardhi ka dëshmuar në procesin ndaj Ardian e Florenc Çapjes, të akuzuar si porositës të ekzekutimit.

Në seancë, ai dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit.

Ai përshkroi krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapja, deri në ditën e ekzekutimit.

“Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës”, nisi dëshminë e tij i penduari.

Gentian Beqirin, ai pohoi se e ka njohur gjatë kohës kur ishte arrestuar në 2010, kur ishte duke shlyer dënimin me 8 muaj burg për armë mbajte pa leje.

Gentian Beqiri (majtas) dhe babai i tij Nezir Beqiri. Gazeta "Si", 11 maj 2022

Më pas bashkëpuntori i drejtësisë ka rrëfyer takimi  e parë që ka bërë me Ardjan dhe Florenc Capjan. Bardhi thekson se ka shkuar për ta takuar me Etjen Canin, Klajdi Dokollin dhe Olsi Lekun.

Në atë takim ai pretendon se kanë marrë 2500 euro dhe një pistoletë me silenciator. Ndërsa takimi i dytë ka ndodhur në Krrabë.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Vrasja e babë e bir gushtin e vitit 2012 në Elbasan, tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqiri ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

LEXO EDHE:
- Ekskluzive / Dëshmitari i drejtësisë që i arrestoi Çapjat: E kisha shok Gentian Beqirin, më paguan ta vrisja
- Njeriu “hije” i Çapjave të Elbasanit
- Si u arrestua Ardian Çapja në Elbasan, çfarë i gjeti policia në banesë (Video)

Dy ditë para ekzekutimit ata kanë pirë kafe në shtëpi  e Gentian Beqirit. Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfen se ditën kur kanë shkuar për të kryer vrasjen ishte nën efketin e drogës dhe alkolit.

Ai tregon se Etjen Cani dhe Klajdi Dokolli po bënin roje ndërsa ai së bashku me Olsi Lekun është ngjitur për në banesë  e viktimave.

Bardhi pretendon se fillimisht e ka qëlluar me plumb në faqe Gentian Beqirin ndërsa më pas e ka shkrepur armën dhe 3 herë të tjera.

Ndërkohë që Çapjat nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë.

Si pasojë e dëshmisë së tij dhe provave të mbledhura, fillimisht Prokuroria arrestoi Ardjan Çapjan dhe tre persona të tjerë në Elbasan.

Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo Leku dhe Florenc Çapja, të cilët tashmë gjenden në Athinë dhe Dubai.

Shqipërisë i është mohuar kërkesa për ekstradimin e Florenc Çapjas, i cili ndodhet në Dubai.

Sipas hetimeve të SPAK, vrasja është porositur nga Ardian e Florec Çapja dhe për të Bardhi e Olsi Leku janë paguar me 50 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë