Ka ndodhur

Si u arrestua Ardian Çapja në Elbasan, çfarë i gjeti policia në banesë (Video)

Një ditë pas arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan, policia ka vënë në pranga edhe një person tjetër.

Bëhet fjalë për Ardi Çekanin, i cili ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Çekanit, i cili fshihej në banesën e Çapjes, në momentin e kapjes, iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, policia sekuestroi 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të policisë.

Ditën e djeshme forcat RENEA arrestuan një nga personazhet më të njohur të krimit në Elbasan.

Ardian Çapja akuzohet si porositësi i vrasjes së dyfishtë të babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim nipin e tij, Florenc Çapja.

Ndërkohë, policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të Çapjas, i njohur dhe si Ardian Çopja.

Në video, duken forcat speciale që kanë rrethuar kompleksin e banesave ku jetojnë anëtarët e fisit Çapja në periferi të Elbasanit.

Operacioni i koduar “Krasta 2021” u ndërmor mëngjesin e djeshëm, më 29 mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë