Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi rënie tjetër në muajin prill, me 1%, ndikuar nga rënia e besimit në sektorin e industrisë, tregtisë dhe shërbimeve. Besimi i konsumatorëve dhe sektorit të ndërtimit, u përmirësua.
Treguesi i besimit të konsumatorëve u rrit me 1.7 pikë në muajin prill. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen pësuan rënie në muajin prill.
Treguesi besimit në ndërtim vazhdoi ritmin rritës edhe për muajin prill, me 1.8 pikë. Kjo ndodhi nga aktiviteti pozitiv ndërtues dhe kërkesa në rritje. Rënie pritet për nivelin e punësimit dhe çmimeve në këtë sektor.
Treguesi i besimit të industrisë ra me 1.4 pikë nga muaji mars, lidhur me rënien e kërkesës në këtë sektor. Bizneset presin rritje të prodhimit dhe punësimit në të ardhmen, dhe rënie të çmimeve.
Besimi në tregti, pësoi rënien më të madhe, me 2.9 pikë , ku sipas bizneseve kërkesa është e ulët dhe pritet tjetër rënie, në kërkesë dhe punësim.
Besimi në shërbime ra po me 2.9 pikë nga muaji mars, ndikuar nga performanca më e dobët e elementëve të lidhur me bizneset dhe kërkesën e ulët. Megjithatë, bizneset vlerësojnë në rritje situatën aktuale të punësimit. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve dhe të punësimit në të ardhmen u paraqitën me rënie edhe pse në pritje të sezonit veror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.