Menaxhim

Konsumatorët dhe tregtarët pesimistë për muajt në vijim, aktiviteti për industrinë dhe ndërtimin në rritje

Treguesi i ndjesisë ekonomike ka rënë me 0.2% gjatë marsit 2022, duke vijuar rënien për të tretin muaj të vitit. Rënia u përcaktua nga ulja e besimit të konsumatorëve dhe bizneset e tregtisë për të ardhmen. Ndërsa, bizneset në ndërtim, shërbime dhe industri janë shfaqur më pozitivë.

Sipas Vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi i konsumatorëve ra me 6.7%, niveli më i ulët që nga ai pas pandemisë. Kjo u ndikua nga pritjet për situatën ekonomike dhe financiare si edhe pritjet për rritje të mëtejshme të çmimeve të konsumit.

Treguesi i besimit në Industri ra me 1.5% gjatë marsit. Kjo ka ndodhur për shkak të ecurisë jopozitive të bizneseve në këtë sektor dhe pritshmëritë negative për nivelin e punësimit. Tregtarët, po ashtu, presin rritje të çmimeve përsëri.

Besimi në bizneset e shërbimet është rritur me 0.7%, lidhur me ecurinë aktuale të tyre, por edhe me kërkesën në rritje. Çmimet do të vazhdojnë ngritjen, sipas bizneseve në shërbime.

Besimi i bizneseve në ndërtim shënoi rritje me 0.5% ku aktiviteti u përmirësua, por kërkesat ranë. Pritjet për çmimet që bizneset e ndërtimit do të vendosin në  të ardhmen u rritën në muajin mars.

Treguesi i besimit në Industri pësoi rritjen më të lartë me 2.2%, ndikuar nga kërkesa në rritje, por eksporti raportohet në rënie. Edhe për këto biznese, çmimet pritet të rriten.

Nga ana tjetër, treguesi i gjendjes financiare të bizneseve u përmirësua për sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve, ndërsa përkeqësim të këtij treguesi shënoi vetëm sektori i tregtisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë