Treg

Aviacioni Civil shqiptar ‘mposht’ atë europian, i vetmi me rritje

Shifrat e Aviacionit Civil në Shqipëri gjatë sezonit veror po i afrohen në shifrave të 2019-s, duke lënë pas të gjtha vendet e tjera të Europës, përveç Ukrainës.

Sipas hartës së publikuar nga Bloomberg, rritja e numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve është 25%, matjet kanë nisur në javën e 2 gushtit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

25% raportohet dhe rritja e Ukrainës. Ndërkohë të gjitha vendet e Europës rezultojnë me rënie dhe performancë negative deri në -75%.

Të dhënat e fundit kombëtare të INSTAT, deri në muajin qershor, tregojnë se në 6-mujorin e parë 2021, transporti i pasagjerëve përmes ajrit ishte sa 53% e të njëjtës periudhë të 2019-s.

Rezultatet botërore të aviacionit përbëjnë në total 68% të nivelit të vitit 2019, sipas Bloomberg.

Bloomberg shton se muaji gusht ka sjellë rritje të industrisë vendase dhe rritje të turizmit përshkak të emigrantëve.

Në artikull thuhet se shtetet europiane si Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar sapo kanë hapur kufijtë dhe po luftojnë për rimëkëmbje të këtij sektori, ndonëse me kapacitet të reduktuar.

Shqipëria edhe gjatë vitit të shkuar, njësoj si sivjet, nuk ka pasur kurrë kufizime lëvizjeje, përveç se në periudhën e karantinimit të plotë. Shqiptarët dhe të huajt kanë lëvizur lirisht brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë