Drejtësia

Europol operacion ndërkombëtar ndaj “Dark Web”, arrestohen 354 persona

Një operacion i madh ndërkombëtar policor kundër bandave të anës së errët të internetit e njohur ndryshe si “Dark Web” çoi në arrestimin e 354 personave në 14 vende, me autoritetet që sekuestruan më shumë se 5.8 ton drogë, 152 armë zjarri si dhe para të gatshme dhe kriptovaluta me vlerë 150 milionë euro.

Operacioni TorNado, i koordinuar nga Europol, u zhvillua nga maji 2025 deri në tetor 2026, me shumicën e arrestimeve që u kryen në Shtetet e Bashkuara dhe katër vende evropiane. Qindra operacione policore u kryen në të gjithë botën si pjesë e Operacionit TorNado, i cili synonte të luftonte trafikimin e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale nëpërmjet të ashtuquajturit “rrjet i errët”.

Rezultatet e hetimit njëmujor u njoftuan të enjten nga zyrtarë amerikanë dhe evropianë, duke prezantuar raportin e bashkëpunimit ndërkombëtar të koordinuar nga Europol, agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë