Biznes

Trafiku ajror gjatë verës kaloi nivelin e 2019-s me 20%

Trafiku ajror në Shqipëri është rritur me 20% gjatë sezonit veror, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

“Albcontrol”, kompania kontrollore shtetërore e trafikut ajror njoftoi se tashmë operimet janë kthyer në normalitet pas pandemisë.

Rimëkëmbja ishte e shpejtë dhe në nivele të larta, pasi vetëm në muajt e parë të vitit 2021, trafiku ajror ishte minus 50% nga e njëjta periudhë e vitit 2019, më e suksesshmja për aviacionin në Shqipëri.

“Albcontrol” shton se kontribut në këtë përmirësim ka pasur edhe nisja e funksionimit të Aeroportit të Kukësit.

Shqipëria, sipas Bloomberg është i vetmi vend në Europë që nuk ka ndjerë pandeminë në Aviacionin Civil, kjo lidhet me faktin se vendi jonë nuk pati pothuajse aspak kufizime lëvizjeje, përveç se në periudhën e karantinës së plotë.

Gjatë muajit prill, trafiku ajror në vend u pezullua për dy ditë pasi punonjësit e kompanisë kontrollore refuzuan të punonin me arsyen e paaftësisë për shkak se pagat e tyre ishin ulur si rezultat i kufizimeve anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë