Treg

Shqipëria dhe Turqia vendet me rënien më të ulët të fluturimeve edhe gjatë pandemisë

Në një publikim të Eurostat, numri i fluturimeve në Shqipëri vazhdoi të ulet me 54.9% gjatë shkurtit në krahasim me një vit më parë kur nuk kishin nisur ende kufizimet nga pandemia, rënie e vogël në krahasime vendet e BE-së

Që nga marsi i 2020-ës fluturimet tregtare ranë me me 51.4% dhe me 80-90% gjatë periudhës mars-prill. U përmirësua gjatë muajve të sezonit të verës dhe u tkurr përsëri në vjeshtë kur Europa po përballej me një valë të re pandemie.

Shqipëria në raport me vendet e Europës dhe rajonit nuk u pengua aq shumë nga pandemia për të kryer fluturimet. Lidhur dhe me faktin që vendi jonë gjatë sezonit turistik nuk aplikoi masa kufizuese për udhëtarët.

Turqia dhe Shqipëria patën rënien më të ulët në fluturimet tregtare me 50 dhe 51% respektivisht. Rënia më e  madhe ishte në Austri dhe Suedi me 84 dhe 85%.

Fluturimet në Europë gjatë marsit 2020 krahasuar me marsin 2019 shkuan në vlerën -91%. -90% gjatë muajt maj dhe -8% gjatë qershorit 2020. Viti 2021 nisi po ashtu me numër të ulët me vlerë -73% për muajin shkurt.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) tha se në vitin 2020 fluturuan vetëm 1.8 miliardë pasagjerë, krahasuar me rreth 4.5 miliardë në 2019, me një rënie prej 60% me bazë vjetor, duke shkaktuar një humbje rreth  370 miliardë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë