Treg

Gjatë periudhës qershor-gusht 2021, në Shqipëri mbi 1.2 mln pasagjerë

Sezoni veror në Shqipëri solli një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve, e cila u vërejt në periudhën qershor-gusht 2021. Tre muajt verorë sollën lëvizje të 1.244.799 pasagjerëve, ndër të cilët 260.991 në qershor, në korrik 422.483, dhe gusht 561.325.

Për fluturimet e regjistruara, ka pasur rritje me 57% nga qershori në korrik 2021 dhe 35% nga korriku në gusht të të njëjtit vit.

Fluturimet me charter janë rritur me 85% në qershor dhe korrik dhe 25% në muajin gusht, krahasuar me muajt paraardhës.

Numri total i pasagjerëve në muajin Gusht krahasuar me muajin Korrik është rritur në masën 33%.

Për muajt Qershor, Korrik, Gusht nga viti 2019 në vitin 2021 vërehet një rritje e numrit të pasagjerëve në masën 36% për fluturimet e skeduluara, 46% për fluturimet charter, si dhe 37% për numrin total të pasagjerëve.

Shqipëria ka qenë ndër pak shtetet që gjatë 2020-s dhe sivjet, nuk ka pasur kurrë kufizime lëvizjeje, përveç se në periudhën e karantinimit të plotë. Shqiptarët dhe të huajt kanë lëvizur lirisht brenda dhe jashtë Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë