Treg

Transporti ajror nuk është rikuperuar . Zhduket kompania “Blue Panorama”

Autoriteti i Aviacionit Civil ka raportuar se gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2021, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kanë udhëtuar 756.058 pasagjerë, duke u rritur me 36.4% nga e njëjta periudhë e vitit 2020. Krahasuar me vitin 2019, shifrat janë më të ulëta gjatë këtij viti, pasi për 6 mujorin e parë të vitit 2019 numëroheshin 1.411.479 pasagjerë.

Nga lista e kompanive që kanë operuar në Aviacionin Civil për 6 muajt e parë të vitit 2021, vihet re se kompania "Blue Panorama" nuk zotëron më asnjë % nga tregu.

Pjesa më e madhe i përket "Wizz Air" me 35%.  Në vend të dytë është "Air Albania" me 17% dhe në vende të tretë është "Alba Wings" me 7%.

Industria e aviacionit ishte ndër sektorët më të goditur botërisht dhe ai që po e ndjen më shumë impaktin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.  Kjo për shkak të ndalimit të fluturimeve, pezullimeve të përkohshme dhe masave të shtuara nga shtete të ndryshme, çka kanë ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve të ajrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë