Para

Zvicra, 9.6 mln franga për arsimin profesional në Shqipëri

Konfederatën Zvicerane, do të jap për arsimin profesional në Shqipëri 9,6 mln franga në kuadër të Projektit “Aftësi për Punë”, faza 2, 2019-2023.

Për këtë u nënshkrua një marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe Ekonmisë.

 “Aftësi për Punë” përbën një hallkë të rëndësishme në zinxhirin e reformimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, duke synuar modernizimin e këtij sistemi me qëllim ofrimin e njohurive dhe kompetencave për të rinjtë dhe të rriturit. Projekti mbështet procesin e reformave në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve të kapitalit njerëzor dhe institucional dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirjes sociale, si dhe fuqizimit të shtetit ligjor, përgjegjshmërisë dhe zbatimit të të drejtave të njeriut” tha Ministrja Denaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Projekti shtrihet gjeografikisht në 6 qarqe; Berat, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë. Ai do të përqendrohet në ofruesit e arsimit dhe formimit profesional në këto zona.

Ambasadori i Zvicrës vlerësoi arritjet e fazës së parë të këtij projekti, ku përfituan 9,700 të rinj dhe 400 kompani pranuan 1,400 praktikantë në qytete si Shkodra, Lezha, Berati, Tirana dhe Vlora, si dhe premtoi mbështetje në vijim të fazës së dytë.

Harta e përfituesëve


“Projekti synon të arrijë një ofertë të Arsimit dhe Formimit Profesional për nxënësit, që i përshtatet kërkesave të tregut. “Aftësi për punë” pritet të ndikojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Ky projekt synon të mbështesë krijimin e një modeli shqiptar, që do të frymëzohet nga modeli zviceran në përputhje me standardet europiane”, u shpreh Ambasadori Maître.

Sipas ministrisë prej vitit 2013 është përmirësuar kuadrin ligjor që rregullon aktivitetin në fushën e arsimit dhe formimit profesional dhe kemi rritur fondet buxhetore si për investimet në drejtim të ndërtimeve dhe rikonstruksioneve, ashtu edhe për pajisjet dhe laboratorët duke  u krijuar shkollave mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrojnë.

Në këto vite janë 3-fishuar investimet në shkollat profesionale nga 1.5 miliardë në vitin 2015, në 3 miliardë lekë në vitin 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë