Ngjarje

“Leopardi nuk ishte në depresion, vdiq nga një sëmundjeje gjenetike”

Një mjek nga Monza, Erik Sganzerla, duke studiuar letrat e tij arriti të formulonte një hipotezë të re tërheqëse: poeti vuante nga një sëmundje e rrallë (spondiliti ankilozant rinor) që shfaqet pas të16-ave.

Giacomo Leopardi

“Nuk ishte një njeri depresiv, nuk ishte një fatkeq siç do ta quanin të rinjtë e sotshëm, nuk ishte prekur nga sëmundja e turbekulozit të kockave”. Erik Sganzerla, 68 vjeç, prej 25 vitesh drejtor i Neurokirurgjisë në spitalin San Gerardo-Universititeti Bicoça, flet për Giacomo Leopardin dhe rihap një çështje të nxehtë, duke rindërtuar kartelën klinike. E bën në vëllimin “Sëmundja dhe vdekja e Giacomo Leopardit”. Doktor Sganzerla nuk kujton se kur lindi ekzaktësisht interesi i tij ndaj Leopardit: “Me siguri në bankat e liceut Beçaria në Milano. Disa syresh pëlqenin Manzonin, të tjerë Leopardin. Unë nuk e kam dashur Manzonin”.

Në vitet e mëvonshme, ka zhvilluar karrierën e neurokirurgjisë dhe i është dhënë pasionit për letërsinë e Tetëqindës dhe krijimit të një koleksioni me libra të rrallë. Disa letra të Leopardit gjenden në koleksionin e tij dhe janë publikuar në libër, ashtu si një edicion i parë i rrallë, i korrigjuar me dorë nga vetë Leopardi, “Për Italinë dhe mbi monumentin e Dantes”.

Duke nisur nga 1.969 letrat që përbëjnë korrespondencën e poetit, neurokirurgu ka rindërtuar fazat e sëmundjes, fillimin e simptomave të para, zhvillimin e tyre, duke arritur të formulojë një hipotezë të re tërheqëse që e shfuqizon atë që është shumëpërfolur deri më tani të “Morbo di Pott” ose spondiliti. “Kam ndjekur një metodë hulumtimi tërësisht klinike — shpjegon neurokirurgu. Analizova simptomat për të cilat flet nëpër letra mes të cilave shqetësime urinare, deformim të shtyllës kurrizore, shqetësime në lidhje me shikimin, astenia, shtati i shkurtër, shqetësime të zorrëve dhe komplikime në mushkëri. Në vend që të mendoja për shumë sëmundje të ndryshme, e kam përkthyer këtë fotografi në një mekanizëm degjenerativ të përbashkët.”

Sipas mjekut nga Monza, autori i “Këngëve” dhe e “Zibaldone” vuante nga një sëmundje gjenetike e rrallë: spondiliti ankilozant rinor që ende sot ka një incidencë prej 5 ose 7 rastesh çdo 100 mijë persona. “Prej letrave dimë se Leopardi nuk ka lindur trupvogël dhe me gungë, përkundrazi i vëllai Carlo e përshkruan si një fëmijë të gjallë dhe lider në lojëra — shpjegon Sganzerla. Deformimi i shtyllës kurrizore, nis pas të 16-ave siç konfirmohet në fjalët e markezit Filippo Solari i cili shkruan të ketë lënë “Giacominon afër të 16 -ave të shëndetshëm dhe të drejtë” e që e kishte rigjetur pas 5 vjetësh “të kërrusur e të thyer”.

Shtatë vitet e famshme të studimeve "të çmendura dhe të dëshpëruara" në bibliotekën e të atit kontribuan në përkeqësimin e deformimit të tij, të cilës iu shtuan problemet e shikimit, çrregullimet e zorrëve dhe komplikimet kardiopolmonare që e shpunë drejt vdekjes në moshën 39 vjeçare, më 14 qershor 1837. "Është tërësisht e mundur - përfundon mjeku – është shkaktuar prej dështimit të frymëmarrjes kardiake".

Studimi përjashton mbi të gjitha diagnozën e "depresionit psikotik" siç raportojnë studimet e fundit. "Sëmundja e tij ka ndikuar në tiparet e karakterit, por ne nuk mund të flasim për depresionin në një njeri që, ashtu si Leopardi, udhëtonte shumë deri në fund të ditëve të tij, ai vazhdoi të krijonte shumë. Ai kishte aq shumë projekte për të kryer dhe gjithmonë kishte guximin të projektonte vështrimin e tij përtej pengesave ".

*Burimi:Corriere.it


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë