Vende dhe Udhetime

When in Vatican… Vishu me të zeza

Sopranoja Inva Mula me bashkëshortin, Et'hem Ramadani.

Një shprehje e vjetër thotë “Kur je në Romë, sillu si romanët.” Kur je në Vatikan, i ftuar në dëgjesë nga vetë Shenjtëria e tij, Papa…vishu me të zeza. Nuk është çështje elegance, stili apo tendence të modës. Duhet ndjekur protokolli! Për ata që kanë pyetur se përse të gjithë artistët shqiptarë që morën pjesë në dëgjesën e veçantë që Papa Françesku mbajti në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu e që vijoi më pas në një koncert në teatrin “Argentina” , ishin veshur me të zeza, përgjigja është se ngjyra e zezë është një mënyrë për të shfaqur respekt, dhe gjithashtu shenjë e mirësisë.

Dua Lipa në Vatikan 


Jo vetëm artistët shqiptarë, por edhe krerë shtetesh, zyrtarë, monarkë, aktivistë e të famshëm që janë takuar me Papën, në Selinë e Shenjtë janë veshur me të zeza. Për ata që ëndërrojnë të kenë një mundësi për të takuar Papën ballë për ballë dhe nëse kjo ëndërr realizohet, ja ç’duhet pasur parasysh në veshje Ky kod aplikohet veçanërisht për krerët e shteteve dhe thekson dallimet mes vizitave zyrtare të shtetit dhe takime jozyrtare.


Gratë duhet të mbulojnë shpatullat dhe dekoltenë. Fustanet dhe fundet duhet të jenë nën gju. Këpucët duhet të jenë të mbyllura tek gishtërinjtë. Rekomandohet një vello e zezë apo shami. Stolitë duhet të jetë të përmbajtura.

Presidenti i Shqipërise, Ilir Meta, në takim me Papën, i shoqëruar nga të bijat, Bora dhe Era, të veshura me të zeza. Bora ka zgjedhur të mbulohet edhe me vel të zi, sipas kodit zyrtar të veshjes, në Vatikan. 

Linda Rama, vajza e madhe e presidentit të Republikës, Bora Meta, bashkëshortja Monika Kryemadhi janë shfaqur me herët, në vizitat përkatëse me Atin e Shenjtë, me flokët e mbuluar në vello të zezë. Po ashtu ka bërë edhe zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump apo edhe më herët pararendësja e saj Michelle Obama.

Edhe bashkëshortja e kryeminstrit të Shqipërise,Linda Rama ka mbuluar kokën me tyl të zi, në një nga takimet me Papën.

Rekomandohet që gratë të veshin të zeza, por disa gra kanë privilegjin e së bardhës, kjo për shkak të rolit dhe statusit, lejohen të veshin të bardha. Ky privilegj është për mbretëreshat e vendeve katolike, ose në disa raste, bashkëshortes së një kreu të një shteti katolik. Me vello të bardha janë veshur Mbretëresha Sofia e Spanjës, Mbretëresa Matilda e Belgjikës, princesha Charlene e Monakos.

Mbretëresha Charlene e Monakos.

Mbretëresha Matildë e Belgjikës

Ndërsa Mbretëresha Elizabetë e Anglisë dhe të gjithë anëtaret e familjes mbretërore janë parë të mbuluara me vel të zi, për shkak se Britania e Madhe i përket besimit anglikan dhe kisha e Anglisë është e pavarur dhe jo nën autoritetin e Kishës Katolike.

Mbretëresha Elizabetë e Anglisë, duke takuar Papa Gjon Pali II


Protokolli i Vatikanit duket sikur ka qenë disi më tolerant ndaj burrave. Më parë pritej në frak, por viteve të fundit, çdo lloj xhakete e një kostumi me nuancë të errët, një kravatë me ngjyra të matura është bërë e pranueshme. Është gjithashtu e pranueshme që Papa të takohet me veshje tradicionale të vendit përkatës. Ashtu siç u shfaqën disa vajza dhe gra me kostume arbëreshe, gjatë dëgjesës së 19 nëntorit.

Tenori shqiptar Ramë Lahaj, në shtrëngim duarsh me Papën


Përpara se të flasë me Papën, personi duhet të përkulet, që duke marrë dorën dhe unazën e tij, simbol i autoritetit të tij si pasardhës i Pjetrit, mund ta puthë. Jobesimtarët, duke mos puthur unazën e tij, tregojnë respektin e duhur si të çdo kreu shteti, duke shtrënguar dorën. Nuk duhet përshëndetur me një puthje në faqe, siç mundtë jetë përshëndetje zakonore në vendin përkatës të vizitorit, apo edhe vetë Papës.

Papa Françesku, për shembull, e ka zakon të veshë këpucë të zeza dhe njihet që bën një shtrëngim të përzemërt duarsh, në vend që ta zgjatë dorën për tradicionalen puthje të unazës. Si argjentinas i mirë, ai është mësuar të përshëndetë me puthje, siç është parë shpesh, veçanërisht ku takohet me të moshuar, të sëmurë apo njerëz pranë tij. Shpesh i referohet vetes në dëgjesa jo zyrtare apo seanca pyetje dhe përgjigje si thjesht “Atë”, si çdo prift tjetër.

Privilegjis i së bardhës është shumë më i ndërlikuar në ditët tona sesa ka qenë në të shkuarën. Megjithëse fillimisht kishte kuptimin të tregonte mirënjohje për besnikërinë e një vendi ndaj Kishës, sot monarkitë janë pak të lidhura me rrëfime fetare dhe shumë sundues në shtetet katolike nuk janë më katolikë.

Mbretëresha Raina dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë në takim me Papa Franceskun. Mbretëresha ka zgjedhur të mbulojë kokën me shall të bardhë. Besimi zyrtar i shtetit të Jordanisë është islami. 


Po, rregullat mund të ndryshojnë. Por, protokolli dhe kodi i veshjes ka qëllim të jetë shenjë e manierave, mirësjelljes dhe respektit dhe e gjithë ajo është e lidhur me dhembshurinë, që si Krishti, nuk do të kalojë kurrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë