Politike

Vjen konfirmimi, Franca do votojë kundër negociatave me Shqipërinë!

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Bashkimin Europian? Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian dhe negociatat me Shkupin dhe Tiranën isha unë kur isha ministre dhe do ta bëj sërish!”.

Nathalie Loiseau, ish-ministrja e franceze e Çështjeve Europiane deri në marsin e këtij viti, duket se ka konfirmuar se Franca do të votojë kundër hapjes së negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

(Intervista e plotë e Nathalie Loiseau për RTL)

Aleatja e ngushtë e presidentit Emmanuel Macron është kandidatja e tij kryesore deputete në zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe nuk ka ngurruar t’u bëjë thirrje vendeve të tjera anëtare të votojnë kundër zgjerimit të BE-së në Ballkan.

E pyetur nëse Franca duhet të pranojë shtete të tjera në Bashkimin Europian, ish-ministrja u përgjigj: "Jo. Zgjerimi nuk është i mundur për sot. BE-ja nuk është e gati, as për vende kandidate as për anëtarësim. Unë gjithashtu kam bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor të vitit 2018".

Në intervistat e dhëna këtë jamb me disa media franceze, përfshirë” Le Figaro”, apo “Mariane” ajo shprehet se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se është e bindur se ne qershor nuk do të ketë hapje negociatash.

"Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për t’u thënë në sy jo-në, sepse nuk jeni gati dhe se nuk do të ketë negocime në qershor”, shprehet Loiseau.

Ish-ministrja është e bindur se Franca do të njoftojë kundër hapjes së negociatave. “Ne jemi kundër hapjes se negociatave dhe do të vazhdojmë të jemi kundër, ato (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t'i ndihmojmë, por zgjerimi nuk është në tryezë”, shprehet ajo.

Loiseau është një nga deputetet më të besuara të Presidentit Macron dhe kandidatja kryesore e Partisë së tij “En Marche” për zgjedhjet europiane. Ish-ministrja e Çështjeve punëve Europiane përshkruhet si një njeri i vendosur dhe ambicioz, duke synuar të bëhet shumë më tepër sesa një anëtare e Parlamentit Europian.

Loiseau dëshiron të udhëheqë një grup të ri në Parlament që do të formohet nga partia e Macron, La République En Marche dhe nga liberalët evropianë. Një rol i tillë do ta bënte Loiseau një ndërmjetëse të fuqishme në Bruksel dhe do t’i jepte fuqinë për të bllokuar integrimin e mëtejshëm të unionin europian. Ajo ka premtuar jo vetëm ndalimin e zgjerimit të BE-së, duke thënë se unioni nuk është gati, por edhe "rishikimin" e zonës Shengen.

Nathalie Loiseau dhe ish-ministri Ditmir Bushati

Jo”-ja e saj vjen si një dush i ftohtë, por jo i papritur dhe duket se konfirmoi raportet që askush në Tiranë dhe Shkup nuk do të donte të dëgjonte: Franca mund të votojë kundër hapjes së negociatave në qershor.

Ky mesazh nga Parisi tregoi edhe njëherë se zgjerimi i Bashkimit nuk është aspak një ide e pranueshme midis qytetarëve të BE dhe asnjë nga politikanët evropianë nuk është gati të bëhet viktimë e këtij rreziku politik. Në Shkup, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar të dorëhiqet, ndërsa në Tiranë moshapja e negociatave ka të ngjarë të përkeqesojë edhe më tej krizën aktuale politke.

Javë më parë ish-ministrja ka dalë edhe kundër pranimit të Serbisë në BE, pak ditë pasi vizitoi Beogradin si ministre. “Gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk lejon hyrjen e vendeve të reja”, tha Loiseau, duke shtuar se Serbia ka bërë përparime të mëdha, por se Franca si një mike e vërtetë, është e detyruar të tregojë të vërtetën.

Kjo e vërtetë, sipas analistit politik Srđan Cvijić, është pjesë e një retorike të ashpër që sinjalizon se Franca është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit.

“Qëndrimi i Parisit vjen si rezultat i faktit se Ballkani për Francën nuk është prioritet në kontekstin gjeopolitik. Sondazhet e opinionit publik treguan se shtetasit francezë në përgjithësi nuk e mbështesin zgjerimin dhe për këtë arsye politikanët nuk duan të rrezikojnë”, thotë Cvijić.

Opinioni i fundit i realizuar nga agjencia britanike “YouGov”, e realizuar në shtatë vende europiane (Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka), tregoi se Franca është më skeptikja për zgjerimin e unionit. Deri në 52% të anketuarve francezë nuk duan që Serbia të bashkohet me Bashkimin Europian.

“Demokracia e pazhvilluar, korrupsioni i përhapur dhe perceptimi se anëtarët e rinj po u marrin francezëve vendet e punës, janë vetëm disa nga arsyet e këtij qëndrimi të opinionit publik francez”, shpjegon Cvijić, duke shtuar se kjo sigurisht nuk do të ndihmojë përparimin e Ballkanit drejt BE.

Sipas analistit mosgatishmëria e BE-së për të përmbushur premtiet ndaj Shkupit por edhe ndaj Tiranës, mund të ndikojë edhe në çështjen e Kosovës.

“Nëse Franca vazhdon të bllokojë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, unë nuk shoh ndonjë arsye pse presidenti Aleksandër Vuçiç do të besonte se njohja e Kosovës do t’i japë atij sigurinë për anëtarësimin në union”, thotë analisti. Ai shton se “ballkanasit nuk janë budallenj dhe nuk shohin shpresë reale për hyrjen në BE”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë