Kosova

Von Cramon: BE-ja nuk ka më arsye përse të mbajë në fuqi masat ndaj Kosovës

Nga Gazeta 'Si'- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh më arsye që Bashkimi Europian të vazhdojë t’i mbajë në fuqi masat kufizuese ndaj Kosovës.

Kosova, siç thotë ajo, tashmë e ka bërë pjesën e saj të detyrave për ta shtensionuar situatën në veri.

“Arsyeja për masat kufizuese nuk ekziston më. Kosova ka bërë pjesën e saj për të depërshkallëzuar situatën në veri që nga maji 2023. Dhe, për më tepër, masat në fuqi nuk janë proporcionale që nga shtatori i vitit të kaluar nga sulmi në Banjskë. Parlamenti Europian ka kërkuar qartë dhe me shumicë dërrmuese heqjen e masave dhe unë personalisht e mbështes heqjen e masave menjëherë”, ka thënë Von Cramon.

Ajo ka theksuar se topi tani është “në fushën e BE-së”.

Von Cramon ka konsideruar se “referendumi” i 21 prillit ishte mundësi e mirë për qytetarët serbë që ta rimarrin kontrollin e qeverisjes lokale, mirëpo ata nuk e shfrytëzuan atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë