Bota

Takimi i Erdogan me presidentin amerikan, SHBA nuk jep ‘dritën jeshile’

Nga Gazeta 'Si'-Takimi i presidentit Rexhep Tayip Erdogan në SHBA me presidentin Amerikan, Joe Biden me gjasë nuk do të realizohet.

Sipas mediave të huaja, gjatë negociatave mes Ankarasë dhe Uashingtonit, duket se nuk u gjet asnjë bazë e përbashkët për parakushtet e takimit dhe deklaratat e përbashkëta, si p.sh., mbështetja për Hamasin.

Në këtë kuadër, amerikanët duket se nuk i kanë dhënë “dritën jeshile” takimit.  Vihet re se prej ditësh ka pasur presion të brendshëm ndaj qeverisë amerikane për mundësinë e një takimi me Erdoganin për shkak të mbështetjes për Hamasin.

Megjithatë sipas mediave ndërkombëtare takimi do të realizohet më 9 maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë