Gazeta Si – Në orët e fundit, makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve të Policisë Rrugore, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave, ka pezulluar 185 patenta.
Në rrugën e brendshme të Tiranës, janë kapur automjete me shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente.
Nga flota e makinave të reja, në lëvizje janë konstatuar 256 automjete, të shpallura më parë “Alert”, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente, për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Janë konstatuar 121 automjete, drejtuesit e të cilave nuk kanë shlyer 6 deri në 20 masa administrative, të marra në kohë dhe në vende të ndryshme.
Policia Rrugore thotë se një pjesë e mirë e shkelësve në qarkullim, janë mjete të transportit publik “Taxi” dhe disa minibusë që shërbejnë për transport pasagjerësh.
Makina inteligjente dhe flota e makinave të reja, me mjete bashkëkohore do të vijojnë kontrollet, me afate të shkurtra kohore, në të gjitha qytetet e vendit, në akset kryesore nacionale dhe në ato rurale, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.