Politike

Vendimi për mandatin e Xhaçkës, Bardhi flet pas seancës: Mesazh mafioz që Rama i përcolli SPAK! Ditë e zezë për Shqipërinë

Nga Gazeta Si- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancës socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Ai tha se ky ishte një mesazh për SPAK, se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën.

Bardhi tha se njësoj siç u soll sot mazhoranca me Gjykatën Kushtetuese dhe nesër do sillen ashtu nëse SPAK merr vendime kundër Xhaçkës.

“Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetueshmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë”, tha Bardhi, duke shtuar se tani opozita do marrë një vendim nëse do i drejtohet më Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, ai tha se nga sot, nuk e kupton se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë