Futboll

Nga 25 deri në 125 euro për një vend në ‘Air Albania’. Biletat shiten për 3 orë

Nga Gazeta Si - Ka nisur sot në mesditë shitja e biletave në faqen zyrtare të UEFA-s për finalen e Ligës së Konferencës, që luhet më 25 maj në “Air Albania”. Interesimi ka qenë tepër i lartë, ashtu siç pritej dhe biletat janë shitur për thuajse 3 orë.

Kapaciteti i stadiumit është i vogël në raport me këerkesat e mëdha që kanë tifozët e Romës dhe të Fejnordit për të qenë në "Air Albania". Një situatë që ka sjellë edhe shumë polemika ditët e fundit.

Kjo ka qenë edhe shpresa e fundit e tifozëve të dy skuadrave finaliste, Romës dhe Fejnordit, për të qenë në “Air Albania” mbrëmjen e 25 majit. Kanë qenë gati 8500 bileta, të disponueshme për t'u shitur online në faqen e UEFA-s, ku nuk ka pasur asnjë kriter për ata që do t’i përfitojnë.

Stadiumi "Air Albania". Gazeta Si, 10 maj 2022

Më parë UEFA ka bërë me dije edhe mënyrën se si mund të sigurohet një biletë. Së pari duhet bërë regjistrimi në faqen zyrtare të këtij institucioni, dhe më pas çdo tifoz që përfiton një biletë do të informohet për hapat që do të ndjekë më tej.

Çmimet e biletave që janë shitur në faqen e UEFA-s janë të ndara në disa kategori dhe rrjedhimisht edhe çmimet e tyre ndryshojnë. Ato variojnë nga 25 euro, deri në 125 euro.

Bileta më e lirë për një vend në “Air Albania” është ajo e kategorisë 4, që kushton 25 euro, kurse kategoria 1 kushton 125 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë