Treg

Çmimet e finales, Konkurrenca paralajmëron me gjobë hotelet

Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar me gjoba hotelet që abuzojnë me çmimet duke përfituar nga dyndja e tifozëve të Romës dhe Fejnord për finalen e Conference League.

“Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Konkurrencës pason raportimet në media për rritje të menjëhershme të çmimeve të hoetleve në datat 23 deri në 26 maj, ndërkohë që finalja zhvillohet në datë 25 maj.

“Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit. Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës: - të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos; - të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta”, thuhet në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë