Futboll

Bileta në ebay deri në 10 mijë euro, Fejnordi kundër UEFA-s

Gazeta Si - Dashuria për skuadrën e zemrës nuk ka çmim? Me sa duket, për dikë po. Në ebay mund të gjesh bileta për finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë me çmime të frikshme, nga 800 deri në 10 mijë euro.

Ka tifozë, të cilëve u ka rënë shorti të kenë një bileta falas dhe e kanë nxjerrë atë në shitje. Po bëhet një lloj ankandi për biletën e çmuar dhe kjo ka shtuar zemërimin e tyre që kanë mbetur jashtë shortit.

“Shpresojmë, - shkruajnë tifozët në rrjetet sociale, - që klubi të mos i pranojë më në stadium ata tifozë që kanë nxjerrë bileta në shitje”. E sigurt është se vendet në dispozicion për tifozët e Romës dhe Fejnordit (8 mijë) kanë sjellë shumë polemika.

"Air Albania", ku do te luhet finalja e Liges se Konferences me 25 maj. Gazeta Si, 9 maj 2022

Klubi holandez, me anë të një komunikate në faqen e vet ka folur qartë dhe prerë: “Jemi të zhgënjyer për kaq pak bileta që janë në dispozicion të dy skuadrave për këtë finale historike.

Një spot i bukur si Roma-Fejnord, në pikëpamjen tonë, meritonte një teatër më të madh. Nevojiteshin të paktën 10 mijë bileta për secilën tifozeri”.

Tifozët holandezë, ashtu si ata italianë, janë vënë në radhë virtuale të pafundme për të provuar për të ardhur në Tiranë. Të martën është shpresa e fundit, pasi UEFA do të nxjerrë në shitje për të gjithë rreth 10 mijë bileta. Me siguri, ato do të ‘zhduken’ brenda pak orësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë