Drejtësia

Dënohet nëna e Kryemadhit, i konvertohet në shërbim prove i pafajshëm Xhixho

GJKKO ka dhënë sot vendimin për mamanë e Monika Kryemadhit.

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kreymadhi është dënuar me 7.6 vite burg, në gjykim të shkurtuar zbret në 5 vite dhe në përfundim 2 vjet shërbim prove.

Për Ema Çokun gjykatat ka vendosur heqjen e masës së detyrimit me paraqitje dhe e ka dënuar atë me me 2.8 vite shërbim prove. Çoku nuk dënohet për akuzën e ngritur nga SPAK për ‘pastrim parash’, por për akuzën e ‘veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Ndërkohë babai i deputetes, Erisa Xhixho, Pirro Xhixho është shpallur i pafajshëm.

Sakaq GJKKO nuk ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës së Monika Kryemadhit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë