Biznes

“Tregu online nxiti rritjen e shitjeve të produkteve të falsifikuara”

Një raport i OECD-së ka gjetur se falsifikimet me vlerë 590 miliardë dollarë në vit, përbënin 3.3% të tregtisë globale në 2016

Prej disa vitesh blerja on line është bërë shumë tërheqëse për konsumatorët.

Të blesh on line është komode, është sikur ta sjellësh dyqanin në shtëpi. Ke kohë më shumë të kontrollosh dhe të vendosësh me qetësi dhe porosia të vjen me postë.

Por risku i madh përveçse përshtatjes së produktit me kërkesat ekzakte të tuat, ekziston edhe risku se malli i blerë për original, mund të jetë i rremë.
Këtë ka zbuluar një hulumtim i OECD-së.

Rritja e numrit të platformave online për blerjen dhe shitjen e produkteve ka nxitur një rritje të shpejtë të mallrave të rreme të shitura në mbarë botën, vlera e të cilave ka arritur në 590 miliardë dollarë në vit.

Gjetjet kanë rezultuar nga një raport i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) dhe zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO).

Ato zbuluan mallra të paligjshme; që nga çantat e markave të shtrenjta deri tek orët luksoze, që përbënin 3.3% të tregtisë së përgjithshme ndërkombëtare në 2016-ën, nga 2.5 % (461mld $) në vitin 2013.

Skandali, u zbulua nga analiza e të dhënave më të fundit të sekuestrove doganore në dispozicion nga BE dhe disa forca të tjera kufitare në mbarë botën. U konfirmua gjithashtu edhe kur vëllimet e tregtisë globale u ulën gjatë të njëjtës periudhë, duke sugjeruar një përshkallëzim të shpejtë të tregtisë së mallrave të falsifikuara.

Zyrtarët e Doganave vunë në dukje se produktet jo origjinale më të shpeshta të falsifikuara ishin artikujt; këpucë, të pasuara nga veshje, produkte lëkure dhe pajisje kompjuterike, të cilat transportoheshin me pako postare, që ishte mënyra më e zakonshme për të transportuar produkte të falsifikuara dhe pirate.

Artikuj të tjerë të sekuestruar përfshinin kitarat e falsifikuara, stoli, produkte farmaceutike, kimikate, pjesë rezervë, ora luksoze, ushqim dhe pije, e pajisje mjekësore.

Bumi në produktet e falsifikuara vjen pasi teknologjia e bën më të lehtë blerjen dhe shitjen e mallrave online, për të cilën raporti e thekson "platformat digjitale të cilat ndihmojnë lidhjen e ofertës dhe kërkesës në nivel global" kanë një ndikim të veçantë.

Raporti citon gjithashtu se kishte pasur një "rritje dramatike të numrit të shitjeve që kalonin kufijtë" pasi shitja e mallrave të rreme u zhvendos nga pjesa më e madhe e rrugëve, ajrit dhe dërgesave të detit në pako më të vogla.

Raporti identifikoi Kinën si vendin më të madh të origjinës për mallrat e falsifikuara dhe në qendër të një rrjeti kompleks të vendeve të tjera të përdorura për transportimin e mallrave të paligjshëm. India, Malajzia, Pakistani, Tailanda, Turqia dhe Vietnami u identifikuan gjithashtu si burime kryesore të mallrave të paligjshme, edhe pse mbesin prapa Kinës.

Kina ishte prodhuesi më i madh i mallrave të rreme në nëntë nga 10 kategoritë, duke përfshirë kategorinë më të popullarizuar, këpucë, ku më shumë se 27% e të gjitha mallrave të konfiskuara mund të ndiqen në vend, sipas raportit.

Vjedhja e supozuar e pronësisë intelektuale është një ndër shqetësimet më të mëdha të Donald Trump, presidentit amerikan, në debatin e tij tregtar me Kinën.
Pothuajse 24% e 590mld $ të mallrave të konfiskuara sipas raportit, ishin subjekt i të drejtave të pronësisë intelektuale të mbajtura nga pronarët e SHBA-ve. Mbajtësit e tjerë të të drejtave në Francë, Itali, Zvicër, Gjermani dhe Britani të Madhe ishin prekur gjithashtu.

Gjetjet ka gjasa të nënvlerësojnë shkallën e vërtetë të tregtisë të mallrave të paligjshme në mbarë botën, pasi sendet ka të ngjarë të kalojnë përmes rrjetit, ndërkohë që shifrat nuk përfshijnë artikujt e prodhuar dhe të konsumuar në vend dhe përmbajtjen dixhitale pirate.

Marcos Bonturi, drejtori i qeverisjes publike të OECD, tha: "Tregtia e falsifikuar heq të ardhurat nga firmat dhe qeveritë dhe ushqen aktivitete të tjera kriminale. Ajo gjithashtu mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. "


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë