Analize

Nga Izraeli në Shqipëri, sulmet kibernetike të Iranit janë bërë globale

Nga "The Economist"- Diplomatët iranianë brenda ambasadës së tyre në Tiranë, Shqipëri, mblodhën dokumentet e rëndësishme dhe i dhanë flakën, në orët e para të 8 shtatorit. Ata ishin në nxitim, një ditë më parë iu dha 24 orë kohë që të iknin. Disa orë më vonë, policia lokale zbrasi ambientet. Episodi ishte kulmi i dramës së shkaktuar nga një sulm i mëparshëm kibernetik nga Irani, duke fokusuar përsëri rolin e këtij shteti në vorbullën e konflikteve kibernetike.

Në fund të korrikut, kërcënimet me bombë dhe sulmet kibernetike detyruan njerëzit e Organizatës Muxhahedine të Irani, të njohur si MEK, një cult opozitar iranian, që të anullonin samitin e planifikuar në Shqipëri, ku jetojnë 3.000 anëtarë të MEK.

MEK është kundërshtuar nga Irani, jo më pak për mbështetjen e tyre ndaj Sadam Huseinin në luftën Iran-Irak të viteve 1980, dhe është sanksionuar nga disa politikanë amerikanë dhe europianë. Megjithëse Amerika dhe BE-ja nuk e konsiderojnë më atë një organizatë terroriste si dikur, Irani vazhdon ta shohë grupin si një kërcënim. Vitin e kaluar një diplomat iranian në Vjenë u dënua nga gjykata belge për përpjekje për të bombarduar një tjetër organizim të MEK.

Më 15 korrik, Irani bëri një sulm të dhëmbëzuar në rrjetet e Shqipërisë. Preku faqet online të parlamentit, kryeministrit dhe atë që ofronte shërbime shtetërore. Një pjesë  e sulmit ishte pengmbajtje e të dhënave deri sa të bëhej pagesa e kërkuar, pjesa tjetër ishte vjedhje e mesazheve me përmbajtje sensitive. U publikuan emaile midis kryeministrit Edi Rama dhe homologëve të tij të huaj. Megjithëse sulmuesit u hoqën si një grup shqiptar me pakënaqësira, Shqipëria, Amerika dhe Britania thonë se Irani ishte përgjegjës.

Më 7 shtator, Rama tha se do të shkëpuste lidhjet diplomatike me Iranin. "Kjo përgjigje ekstreme", - tha ai - "është e duhura për rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, të fshinte sistemet digjitale, të hakonte informacionet shtetërore dhe të shkaktonte kaos e pasiguri në vend." Është hera e parë që një vend ndërpret marrëdhëniet diplomatike për shkak të një agresioni kibernetik, me një tjetër vend.

Ishte "një operacion jashtëzakonisht i pacipë", tha Mandiant, një firmë amerikane e sigurisë kibernetike, duke vënë në dukje faktin se Shqipëria është anëtare e NATO-s, klauzola e mbrojtjes reciproke në Nenin 5 të së cilës mbulon jo vetëm sulmet e mëdha kibernetike, por edhe ato më të vogla.

"Kjo mund të tregojë një tolerancë të shtuar ndaj rrezikut kur përdoren mjete përçarëse kundër vendeve që perceptohen se punojnë kundër interesave iraniane," përfundoi Mandiant. Më 9 shtator, Irani goditi sërish, tha Shqipëria, këtë herë kundër sistemeve të kontrollit kufitar të vendit. Në të njëjtën ditë, qeveria e Amerikës vendosi sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, një agjenci spiune për "aktivitetet e saj kibernetike gjithnjë e më agresive" që nga viti 2007.

Sulmet kibernetike të Iranit kundër Shqipërisë nuk krahason me përleshjet që po zhvillohen me Izraelin. Të dy vendet janë rivalë të ashpër, që luftojnë për programin bërthamor të Iranit, i cili po zgjerohet me shpejtësi edhe një herë, bashkë me aktivitetet e grupeve të armatosura të mbështetura nga Irani në Gaza, Liban, Siri dhe Jemen. Ky takim është shpesh i dhunshëm dhe gjithashtu, gjithnjë e më shumë, digjital.

Në vitin 2020, hakerat iranianë tentuan të shkëpusin nga funksionimi 6 fasilitete të shërbimit të ujit në Izrael. Përgjigjia erdhi shpejt; një sulm kibernetik në portin e Shahid Rajaee, në ngushticën e Hormuzit, Iran. Më pas në vitin 2021, një grup hakerash të njohur si "zogjtë grabitqarë", që thuhej se vinin nga Izraeli, ndërpreu rrjetin hekurudhor të Iranit dhe sistemin e shpërndarjes së karburantit të vendit, shfaqi propagandë kundër regjimit të drejtuesëve iranianë në tabelat elektronike dhe zbuloi pamjet nga burgu Evin, ku strehohen të burgosur politikë. Sulmet vazhduan edhe këtë verë.

Më 18 qershor, sulmet kibernetike nga Irani ndezën sirenat e alarmit ajror në Jeruzalem dhe Eilat, porti jugor i Izraelit. Sulme që treguan se sisteme kritike ishin të rrezikuara. Një javë më pas, "zogjtë" sulmuan termocentralet e ccelikut në Iran dhe morën në kontroll makineritë atje, sulm në rrjet që krijoi shkatërrim fizik. Në të njëjtin muaj, disa aktorë, të dyshuar përsëri nga Irani, ndërhynë në një kompani turistike, duke marrë informacione  për më shumë se 300.000 izraelitë. Më 6 shtator, gjykata e Izraelit la në burg Omri Goten, një ish-punonjës në shtëpinë e Benny Gantz, ministrit të Mbrojtjes në Izrael, për bashkëpunim me hakerat iranianë.

"Disa nga zhvillimet më interesante në hapësirën kibernetike gjatë viteve të shkuara nuk kanë ndodhur midis Rusisë dhe Ukrainës", -thotë një zyrtar nga Perëndimi, -"por midis Izraelit dhe Iranit".

 Të marra së bashku, këto fushata sabotimi, përmbysjeje dhe propagande janë disa nga llojet më agresive të garave midis shteteve, të kryera mbi rrjetet kompjuterike deri më sot. Ndërsa fati i planeve bërthamore të Iranit nuk është vendosur ende, agresiviteti i garës nuk ka gjasa të ulet.

Përshtati: Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë