Lajme

Tatimet: Vetdeklaroni rezidencën fiskale, do të nisë Shkëmbimi Automatik i Informacionit

Tatimet u kërkojnë të gjithё individëve pёr t´iu pёrgjigjur thirrjes së Institucioneve Financiare ku ata kanё llogari, pёr plotёsimin e vetё-deklarimit tё nevojshёm pёr pёrcaktimin e rezidencës sё tyre fiskale.

Pasi do të fillojë Shkëmbimi Automatik i Informacionit për Llogaritë Financiare të OECD-së (në fund të vitit 2020).

Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi Ligji Nr. 4, datë 31.01.2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruar të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji (raportimi pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard – që figurojnë të çelura me datë 1 Janar 2019 dhe për ato të hapura gjatë vitit 2019).

Me ndryshimet e fundit ligjore janё shtyrё edhe disa nga afatet kryesore.

Në nenin 11 shtohet pika 2 me këtë përmbajtje: “Përjashtimisht  për  shkëmbimin  e  parë automatik, autoriteti kompetent shkëmben informacion  me  juridiksionet  e  tjera  kompetente brenda datës 31.12.2020.”.

Ndёrsa pika 1 e nenit 19 ndryshohet si nё vijim: “Përjashtimisht  për  raportimin  e  parë,  institucioni  financiar  raportues,  pas  aplikimit  të procedurave   të   vigjilencës   së   duhur,   raporton brenda  datës 15 nëntor 2020 për të gjitha  llogaritë e raportueshme ekzistuese në datën 1.1.2019, si dhe llogaritë  e  raportueshme  të  hapura  përgjatë  vitit 2019,  sipas  detyrimit  të  përcaktuar  në  nenin  6  të këtij ligji.”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë