Portofol

Tatimet shpërblejnë deklaruesit vullnetarë, tatimpaguesit me risk objekt i kontrollove

1,200 tatimpagues të cilët kanë përmirësuar deklaratën e TVSH-së në mënyrë vullnetare, prej majit 2018, nëqoftëse do të kryejnë pagesat për të gjithë muajt e sezonit turistik, do të shpërblehen nga Administrata Tatimore. Si rrjedhojë ata nuk do të jenë objekt i verifikimeve nga strukturat e zbatimit, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra

Drejtoria e Tatimeve ka bërë këtë deklaratë në kuadër të planit të masave që po zbaton për sezonin turistik.

Por, objekt i kontrolleve të plota do të jenë vetëm tatimpaguesit, të cilët nga analiza kanë rezultuar me risk të lartë për sezonin e kaluar turistik dhe nuk përmirësojnë në nivele të pranueshme vetëdeklarimin e tyre lidhur me xhiron pagesat e TVSH-së, numrin e të punësuarve për të gjithë muajt e sezonit turistik.

1,200 tatimpaguesit e mësipërm i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Administratës Tatimore për të përmirësuar deklaratën e TVSH-së, duke filluar nga periudha maj 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë