Ka ndodhur

Qëlloi me armë në ajër nga makina, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Amarild Xhamaqi është autori që qëlloi me armë zjarri në zonën e “Ali Demit” mbrëmjen e të dielës, duke terrorizuar banorët.

Sipas burimeve, 32-vjeçari kishte humbur në baste sportive dhe pasi ka qenë duke ecur në rrugë me mjetin e tij ka qëlluar në ajër.

Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë. Policia njoftoi se 32-vjeçari u arrestua menjëherë si dhe iu sekuestrua arma.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë