Rend dhe Ligj

Edvin Ndreu në krye të Policisë së Vlorës pas incidenteve në Zvërnec

Gazeta Si- Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës pas incidenteve në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Komandimi i tij në krye të Policisë së Vlorës vjen pas ndryshimeve të fundit në strukturat drejtuese të policisë në qark dhe largimit të ish-kryepolicit të Vlorës, Elidon Çela.

Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Më herët, ai ka mbajtur dhe poste të tjera, si zëvendës drejtor në Kukës, por dhe shef i Komisariatit nr. 6, Tiranë.

Elidon Çela, u pezullua më 30 maj nga detyra e tij pas protestave të qytetarëve kundër projektit në Zvërnec.

Arsyeja e pezullimit vjen si pasojë e raportimit të gabuar lidhur me një nga protestuesit, të cilit i janë shkaktuar dëmtime në trup nga punonjësit e shoqërisë private.

Në njoftimin e Policisë së Vlorës, u cilësua se protestuesi ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, gjë që u kundërshtua nga Policia e Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë