Ushqim

Super ushqimi që mban larg vdekjen …

Çdo ditë shumica e nënave japoneze përgatitin një gjellë që jo të gjithë do të mund ta konsumonin.

Nattō është një gatim tradicional japonez i bërë nga fasulet e fermentuara. Mban një aromë të ngjashme me amoniakun dhe mund të qendrojë po u prishur për ditë të tëra, Një studim i vitit 2017 zbuloi se rreth 62% e japonezëve konsumonin natto të paktën dy herë në javë.

“Nattō ka një erë shumë të fortë. Ju patjetër që do e vini re erën ”, thotë Yuki Gomi, një kuzhiniere japonez që drejton shkollën e gatimit Yuki’s Kitchen në Londër. "Por unë gjithmonë e mbaj frigorifer." Ajo thotë se është një element kryesor në shtëpinë e saj, në të njëjtën mënyrë që djathi dhe kosi janë në dispozicion në shumë familje perëndimore.

Japonezët e kanë cilësuat nattō si një super-ushqim dhe besojnë se kjo gjellë ul presionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikut të goditjes në tru, faktorë që janë veçanërisht tërheqës në një vend që është shtëpia e një prej popullatave më të vjetra në botë.

Mediat japoneze kanë shkuar deri aty sa të deklarojnë se "një pjatë natto në ditë mban larg vdekjen". Hitoshi Shirakawa, profesor në Shkollën e Shkencave Bujqësore të Universitetit Tohoku thotë se kjo është ndoshta e vërtetë.

Ai citon një studim afatgjatë të botuar në fillim të këtij viti, ku studiuesit në Tokio zbuluan se burrat dhe gratë që hanin ushqime të fermentuara me bazë soje si nattō në baza ditore kishin zvogëluar rrezikun për të vdekur nga një goditje në tru ose sulm në zemër me 10%.

Japonia është një nga shoqëritë më të moshuara në botë, me të moshuarit që zënë më shumë se 28% të popullsisë.

"Ushqimet e fermentuara kanë më pak të ngjarë të humbin vlerat ushqyese gjatë përpunimit, gjë që konsiderohet të jetë një nga arsyet për lidhjen mes konsumit të nattos dhe uljes së rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare", tha Shirakaëa. Kjo pjatë japoneze ka shumë përbërës ushqyes që përfshijnë shumë proteina, hekur dhe fibra dietike, të cilat kanë efekte pozitive në presionin e gjakut dhe peshën.

Nattō madje mund të ndihmojë njerëzit të ndihen dhe të duken më të rinj. Një racion prej 50g ka të njëjtat nivele të vitaminës K me kërkesat ditore të vendosura nga qeveria japoneze dhe mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës. Nattō është gjithashtu e mbushur me vitaminë B6 dhe vitaminë E, për të cilën Shirakawa thotë se rrit qarkullimin e qelizave dhe ngadalëson plakjen e lëkurës.

Por fasulet e fermentuara ishin pjesë integrale e dietës japoneze shumë kohë përpara se të kuptoheshin përfitimet e saj ushqyese. Dr Samuel Yamashita, profesor i historisë japoneze në Kolegjin Pomona në Kaliforni, thotë se kjo pjatë u pru për herë të parë në Japoni nga Kina shekuj më parë.

"Rekordi historik në Japoni sugjeron që megjithëse nattō u prezantua në vitet 700,ajo u bë e njohur në mesin e aristokratëve dhe luftëtarëve dhe u bë e rëndësishme në kuzhinën vegjetariane të frymëzuar nga Budistët.

Yamashita thotë se nattō u kthye në një element kryesor në dietën japoneze kur u shfaq në librat e gatimit dhe filloi të përgatitej në shtëpi. Fasulet zien në ujë dhe më pas përzihen me bakterin Bacillus subtilis. Ato më pas liheshin të fermentoheshin për rreth një ditë, varësisht nga stina dhe temperatura.

Sot natto kërkon shumë më pak përgatitje dhe është e disponueshme në dyqane dhe supermarkete në të gjithë Japoninë. Një pako nattō, zakonisht përmban farat e fasuleve, një përzierje salcë soje dhe karashi (mustardë të nxehtë).

Për të përgatitur nattō, thjesht trazoni të tre artikujt. Përbërës të tjerë që përdoren zakonisht për të zbukuruar gjellën janë qepë dhe vezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë