Ngjarje

Si Kosova mund të marrë thesaret kulturore që ia grabiti Serbia

Nga NoraWeller - Kosova duhet të rrisë fushatën e saj për të siguruar kthimin e objekteve të rëndësishme kulturore që u hoqën para, gjatë dhe pas luftës, të cilat tashmë mbahen nga Serbia. Zhvendosja e trashëgimisë kulturore kombëtare tregon identitetin e një vendi dhe shpirtin e tij.  Kjo ndodhi, kur shteti i Kosovës u privua nga mundësia për të shprehur identitetin e saj kulturor. Megjithatë, ata që kanë fituar objekte të paçmueshme që përcaktojnë identitetin kombëtar të tjerëve, gjithashtu ballafaqohen me probleme politike, ligjore dhe etike. Arsyet pse objekte të trashëgimisë kulturore largohen dhe zhvendosen nga vendet e tyre të origjinës mund të jenë të shumta, por fatkeqësisht shumë shembuj të ndryshëm tregojnë se qëllimet nuk janë dashamirëse. Shembujt e mëparshëm historikë tregojnë se trashëgimia kulturore shpesh zhvendoset për të nënshtruar një shtet dhe kjo është ajo që ndodhi gjatë sundimit të Serbisë mbi Kosovën.

Vetë akti i lëvizjes së trashëgimisë kulturoreishte menduar të privonte Kosovën nga ndjenja e identitetit kombëtar, për më tepërSebia synonte të shpaloste kulturën e saj, e cila ishte dominante gjatë gjithë kohëssë luftës në Kosovë.

Natyrisht shumë vende në botë kanë humbur trashëgiminëe tyre kulturore gjatë dhe pas konflikteve, por rasti i Kosovës mbetet unik. Ndërsapresioni etnik mbi kosovarët u rrit ndjeshëm gjatë sundimit të Sllobodan Millosheviçit, edhe simbolet kulturore u bënë objektiva të represionit.

Gjatë konfrontimit të armatosur që pasoi, forcat e armatosura serbe synuan në mënyrë sistematike vendet historike shqiptare, duke përfshirë kullat, vendet historike dhe pazaret, si ato në Gjakovë, Pejë dhe Vushtrri, objekte të fesë islamie dhe monumentet nga epoka osmane, duke përfshirë xhami, tyrbe dhe medrese dhe objekte të tjera që kishin dominuar peizazhin në zona të caktuara për shekuj.

Kjo politikë u shfaq për të vazhduar një strategji të çrrënjosjes së objekteve të identitetit etnik kosovar të vendosur në territorin e pretenduar nga Serbia si trashëgimi e vet historike. Disa nga pjesët më të çmuara të thesareve arkeologjike dhe etnologjike të një trashëgimie të lëvizshme kulturore, që për më tepër mbartin vlerë të pazëvendësueshme për identitetin kombëtar të Kosovës, për momentin ndodhen në Beograd.

 Xhamia Mahmut Aga, Gjakovë

Ky koleksion përbëhet nga dy pjesë.

-E para përmban rreth 677 artefakte arkeologjike, të cilat sipas Serbisë janë “huazuar” nga Galeria e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Serbisë në vitin 1999 për ekspozitën "Thesaret Arkeologjike nga Kosova".

-Pjesa e dytë e koleksionit përmban thesare etnologjike, rreth 571 artefakte që u “huazuan” për ekspozitën, 'Dekorimi dhe Dorëzimi i veprave të arta në Kosovë', i cili në vitin 1998 u dërgua në muzetë e Novi Sadit, Beogradit dhe Suboticës.

Natyrisht, në atë kohë autonomia e Kosovësishte shkatërruar dhe nuk kishte asnjë marrëveshje konkrete për të marrë objektet kulturore, por kanë kaluar dekada dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për t'i kthyer ato.

Supozohet se shumë nga këto u morën me forcë nga muzetë e Kosovës dhe u dërguan në Beograd gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në qershor 1999. Deri tani këto objekte, që përfaqësojnë identitetin dhe vlerat e Kosovës, mbetën ende të pakthyera. Çështja nuk është diskutuar seriozisht, as në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, as në shumë takime me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

Gjatë një studimi që kam kryer, prej disa muajsh mbi legjislacionin e mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë, mësova se nuk është marrë asnjë masë për këtë çështje.  Thesaret e Kosovës janë aktualisht në Serbi dhe nëse Kosova nuk i kërkon ato, unë besoj se do të kthehen në një të ardhme të afërt.

Pra, si duhet të kërkojë Kosova kthimin e këtyre objekteve?

Shtojca V në kuadër të Planit të Ahtisaarit për statusin e ardhshëm të Kosovës në vitin 2007, trajton me hollësi privilegjet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Kisha Serbe në Kosovë

Megjithatë, këto privilegje janë të balancuara nga Neni 1.1 që shkruan se të drejtat, privilegjet dhe imunitetet e Kishës të jetë subjekt i obligimeve dhe përgjegjësive të ligjeve të Kosovës. Kjo është një dispozitë shumë e rëndësishme, e cila nuk duhet të neglizhohet, siç bëjnë shpesh kritikët e Planit Ahtisaari.

Gjithashtu në këtë dokument, kishte një kërkesë të madhe që Kosova të sillet si një vend demokratik dhe të përparojë drejt ndërtimit të një shoqërie multietnike funksionale, duke njohur Kishën Ortodokse Serbe, duke përfshirë emrin e saj, organizimin e brendshëm të kishës, hierarkinë dhe aktivitetet.

Kosova e bëri këtë dhe falë presionit të bashkësisë ndërkombëtare që rrallë kundërshtonte interesat e Kishës Ortodokse Serbe, por kur ishte fjala për trashëgiminë kulturore, Kosova i bëri një kërkesë të vetme Serbisë. Në Nenin 6.1 Kosova kërkoi që Serbia të kthejë trashëgiminë kulturore e cila ishte zhvendosur nga lufta, kthimin e objekteve arkeologjike dhe etnologjike.

Sipas Planit të Ahtisarit, kthimi i këtyre objekteve duhet të kishte ndodhur brenda 120 ditëve nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Beogradi nuk e nënshkroi Planin e Ahtisarit, megjithatë Kisha Ortodokse Serbe mbetet si një objekt që Kosova duhet ta respektojë.  

Tani është koha që Serbia të bëjë një hap dinjitoz dhe të ndjekë detyrimin e saj moral, i cili gjithashtu tejkalon dokumentin e Ahtisaarit dhe i kthen objektet arkeologjike dhe etnologjike në Kosovë.

Gjithashtu, shteti i Kosovës duhet të jetë më aktiv në këtë drejtim. Kjo tani është një çështje diplomatike, pasi kthimi i kësaj trashëgimie kulturore duhet të kërkohet në mënyrë zyrtare dhe publike. Çështja duhet të ngrihet herëpas here, në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Shembuj nga vende të ndryshme dëshmojnë se njënumër i madh i objekteve të zhvendosura me forcë dhe trashëgimi kulturore nukjanë marrë në mirëbesim, për shembull për t'i ruajtur ato ose për ta bërë atënë dispozicion të publikut, por në rastin e Kosovës është e qartë se Serbia nuk kërkoi një hua të përkohshme, por mori objekte për të dëmtuar më tej identitetin kombëtar shqiptar.

Kosova ka detyrime ligjore dhe morale për të kërkuar kthimin e trashëgimisë kulturore të saj të zhvendosur në Serbi. Kërkesa për kthimin e tyre nuk bazohet vetëm në moralin e mënyrës në të cilën Serbia i mori ato. Bëhet fjalë për kulturën e një vendi.

*Nora Weller, është drejtoreshë e  Akademisë së Çështjeve Globale në Kembrixh dheeksperte ligjor në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. /BIRN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë