Nga Gazeta Si- Transporti urban dhe ndërqytetas u rikthye në normalitet pas një dite reduktim të flotës.
Përfaqësues të shoqatës thonë se kanë arritur një marrëveshjeje me përfaqësues të qeverisë dhe pushtetit vendor.
Ato thonë se është rënë dakord për vijimin normal të shërbimit, ndërsa është diskutuar edhe për një subvencion të mundshëm për litër karburant, vlera e të cilit mbetet ende për t’u përcaktuar por është folur për një vlerë 50 lekë/litër.

Shoqata thekson se nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë.
“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe nënkryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutim si vlerë”, thuhet në njoftim, ku shtohet gjithashtu se javën tjetër do të kenë një tjetër takim për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë dhe kategoritë që udhëtojnë falas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje