Para

Si e ul varfërinë mbajtja e një telefoni celular…

Leora Klapper, World Bank-Gati 800 milion njerëz në  botë  jetojnë  në  varfëri ekstreme. Ky është  vlerësim i Bankë s Botërore. Afrika është shtëpia e njerëzve më ekstremisht të varfër se të gjitha rajonet e tjera të  kombinuara. Shumica e të varfërve kanë nivel të ulët arsimor dhe punojnë në bujqësi.

Çfarë  mund të  bëjmë  në  lidhje me situatën?

Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara ofrojnë një qasje për të  zvogëluar varfërinë. Një nga masat është  përmirësimi i shkollave. Të tjerat kanë  lidhje me punëismin dhe uljen e korrupsionit. Unë dua të argumentoj një zgjidhje që prek të gjitha këto probleme së bashku. Reduktimi i varfërisë lidhet me ndihmën ndaj njerëzve të  varfër për të  menaxhuar paratë  e tyre. Llogaritë bankare janë një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Nuk është se njerëzit e varfër janë tepër të paarsimuar për të kontrolluar financat e tyre. Krejt e kundërta. Ata menaxhojnë buxhete shumë të komplikuara në kufij shumë të ngushtë. Argumenti im është që llogaritë bankare  ndihmojnë njerëzit e varfër në mënyrë më efektive të përballen me problemet që i mbajnë ata të mbërthyer në varfëri.

Njerëzit e varfër kanë  para, por të  ardhurat e tyre janë  të  paparashikueshme dhe të  pasigurta

Ndonjëherë njerëzit më japin një vë shtrim të çuditshëm kur them këtë. Ju mund të mendoni: "njerëzit e varfër nuk kanë para - a nuk është ajo që i bën ata të varfër?" Pra, pse ata kanë nevojë për mjete për të menaxhuar paratë?

Por njerëzit e varfër kanë para - të paktën pak. Është vetëm se financat e tyre kanë tendencë të jenë të paqëndrueshme, të paparashikueshme dhe të vështira për tu menaxhuar. Fermerët, për shembull, nuk kanë luksin e një pagese të rregullt. Ata mund të paguhen vetëm dy herë në vit. Dhe të ardhurat e tyre varen nga shumë faktorë përtej kontrollit të tyre, siç janë moti ose pabesitë  e tregut.

Ata duhet të bëjnë pagesat e tyre jo frekuente gjatë  periudhës së  të  korrurave, duke mbuluar shpenzimet e ushqimit të përditshëm, tarifat mujore të shkollës, plehrat dhe farërat për sezonin e ardhshëm të  mbjelljes. Shpesh loja e valëve bëhet shumë e menaxhueshme dhe paratë përfundojnë. Kur kjo ndodh, ata e kanë  të  domosdoshme të  shmangin ushqimin, për shembull, gjë që i bën ata më pak të shëndetshëm dhe më të varfër.

Shumë fermerë janë të paregjistruar, kështu që ata mbështeten në cash. Por paraja është e ndërlikuar. Është e lehtë të humbësh dhe të shpenzosh. Në vend që të përdorësh një llogari bankare për të mbajtur kursime, një fermer pa një  llogari të  tillë  mund ti vendosë  paratë  nën dyshek. Çka ndodh në se partneri ua vjedh ato? Çfarë  ndodh nëse shtëpia e tyre digjet? Apo ndoshta ata kursejnë duke blerë bagëti? Çfarë  ndodh  nëse ka një suficit të kafshëve kur ata kanë nevojë për të shitur, dhe ata mund të marrin vetëm gjysmën e asaj që vlejnë kafshët e tyre?

Llogaritë  bankare i ndihmojnë  njerë zit ti largohen varfërisë  dhe të  mbijetojnë  ndaj shpenzimeve të  papritura.

Në këtë situatë është mjaft e vështirë për të patur aftësi paguese.Për më  tepër harrojeni kursimin për qëllime afatgjata, të tilla si blerja e pajisjeve bujqësore më të mira, ose investimi në arsim. Por llogaritë, nëse aksesohen përmes një ofruesi bankar ose mobile, situata lehtësohet. Ato i ndihmojnë njerëzit të marrin kontrollin e parave të tyre dhe të jetës financiare.

Një studim zbuloi se fermerët kanë  rritur investimet e korrjes, të ardhurat dhe konsumin familjar, kur pagesat e tyre i kishin depozituar në llogaritë e kursimeve. Në Nepal, llogaritë e kursimeve ndihmuan gratë të rritnin shpenzimet për arsimin dhe ushqimet.

Pagesat digjitale të bazuara në llogari përfaqësojnë një inovacion kyç në luftën kundër varfërisë. Shpërndarja e përfitimeve sociale përmes kanaleve digjitale në vend të cash ka treguar se ulë korrupsionin, ka rritur efikasitetin dhe ka ndihmuar marrësit të krijojnë kursime. Përhapja e parave përmes telefonisë  së  lëvizshme në Kenia uli varfërinë, nxiti kursimet dhe ndihmoi gratë të largoheshin nga bujqësia për tu punësuar në biznese të  ndryshme.

Paratë  që  aksesohen prej telefonisë  së  lëvizshme jo vetëm e bëjnë jetën më të lehtë, por ato mund ti ndihmojnë njerëzit në  parandalimin e varfërisë  duke zbutur ndikimin e shpenzimeve të papritura. Për shembull, faturat mjekësore shtyjnë miliona njerëz në varfëri çdo vit. Kur një fshatar sëmuret, ai mund të përdorë remitancat e lëvizshme për të mbledhur para nga të afërmit e largët. Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit me llogari të parave të lëvizshme fitojnë më shumë para kur kanë  urgjenca, nga një rrjet më i gjerë shoqëror dhe gjeografik i miqve, duke i ndihmuar ata.

Një tablo optimiste për zhvillimin global

Të dhënat e Global Findex të Bankës Botërore ofrojnë një pamje optimiste në peizazhin global të zhvillimit. Rreth 1,2 miliardë njerëz kanë hapur një llogari që nga viti 2010, duke krijuar mundësi të reja për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare.

Teknologjia digjitale ka nxitur pjesën më të madhe të progresit në përfshirjen financiare. Miliona njerëz, veçanërisht në Afrikë, po marrin para nëpërmjet telefonave të thjeshtë celularë. Që nga viti 2014, pronësia e llogarive të parave të lëvizshme gati ë shtë  dyfishuar në Afrikën Sub-Sahariane. Teknologjia po zë vend edhe në vende të tjera, si Bangladeshi, Irani, Mongolia dhe Paraguai.

Ka një paralajmërim të madh për këtë përparim global. Gratë që  kanë  një  numër llogarie në vendet në zhvillim janë ende nëntë pikë përqindje më pak se burrat. Ky numër nuk është përmirësuar, dhe është edhe më i keq në disa vende. Për shembull, në Pakistan, meshkujt kanë pesë herë më shumë gjasa se gratë të kenë një llogari.

Pra, si mund të ndihmojmë në ngushtimin e boshllëkut gjinor? Afrika ofron një zgjidhje: telefonat celularë. Diferencat gjinore në pronësinë e llogarisë shpesh janë shumë më të vogla në vendet afrikane ku paraja e lëvizshme është e përhapur. Është ende herët të thuhet nëse ekziston një lidhje e mirë midis parave të lëvizshme dhe barazisë gjinore, por të  dhënat fillestare janë  premtuese.

Shifrat tona tregojnë se 1.1 miliardë të rriturit që  nuk kanë  një  llogari bankare, kanë një telefon celular, duke përfshirë edhe  605 milionë gra pa llogari. Shumë prej tyre bëjnë transaksione rutinore që mund të zhvendosen në llogari. Globalisht, 235 milionë fermerë pa llogari bankare paguhen ende në cash. Nëse këto pagesa do të  digjitalizoheshin, numri i të rriturve pa llogari bankare mund të binte deri në një të katërtën ose më shumë në Mozambik dhe Nigeri, afërsisht një e treta në Burkina Faso dhe Sierra Leone dhe rreth gjysma në Etiopi.

Njerëzit bëhen skeptikë , kur u them se të varfrit kanë nevojë për llogari bankare. Me të drejtë, Institucionet financiare kanë një histori shqetësuese të konsumatorëve mashtrues. Natyrisht, jo të gjitha shërbimet financiare janë po aq të mira. Ato duhet të jenë të përballueshme, transparente dhe të mbështetura në  rregullat e mbrojtjes së konsumatorëve.

Të tjerë thonë se njerëzit pa llogari bankare nuk e duan një  të  tillë . Të  dhë nat tona nuk e mbështesin këtë. Global Findex tregon se vetëm 3% e të rriturve në nivel global pa një  llogari bankare, thonë se mungesa e nevojës është arsyeja e tyre e vetme për të mos pasur një llogari. Kjo sugjeron se shumica e njerëzve  pa llogari do të ishin të hapur për të përdorur shërbimet financiare në qoftë se ato do të  ishin të aksesueshme, të përballueshe, të drejta dhe të dobishme.

Të  ulë sh varfërinë globale është e vështirë. Por një zgjidhje e thjeshtë  mund të jetë përdorimi i një telefoni celular për të hyrë në shërbimet financiare.* Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë