Ngjarje

Shfrytëzimi i punonjësve të skrapit në Kosovë

Skrapi dhe riciklimi i tij është ndër eksportet më të mëdha të Kosovës. Industria 40 milion euro është ndërtuar mbi shpinat e minoriteteve dhe fëmijëve që shfrytëzohen.
Dymbëdhjetë vjeçarja Resmie është shumë e shkurtër për të arritur në pikën më të lartë të grumbullimit, kështu që ajo detyrohet të mbledh gjithçka që ka në tokë.
Duke hapur qeset plastike, ajo nxjerr çdo gjë me vlerë nga kazanët e mbetjeve, shishe plastike, kanoçe, kabllo elektrike dhe të gjitha i hedh në një karrocë druri që e shtyn xhaxhai i saj.
Të dy janë ngritur në mëngjes herë, duke mbledhur mbeturinat që lënë njerëzit në rrugët e Fushë Kosovës, që tashmë është bërë i njohur si qendër riciklimi.
“Unë mund të fitoj gjashtë ose shtatë uro në ditë” thotë Resmia.
Për mijëra punëtorë të cilët nuk janë të regjistruar, disa euro janë gjithçka që presin nga puna e tyre nëpër kazanë apo landfille. Ata shesin metalin, plastikën, vetëm për të siguruar bukën e gojës.

Materialet ricikluese janë cilësuar si një ndër eksporte më të mëdha në Kosovë, e cila arrin me vlerë mesatarisht më shumë se 40 milion euro në vit. Është një industrie ndërtuar mbi kurriz të komuniteteve të varfra sidomos ato të margjinalizuara të minoriteteve Rome dhe Egjiptiane. Diskriminimi, analfabetizmi, papunësia dhe siguria e kufizuar sociale do të thotë se punonjësit e landfilleve nuk kanë shumë zgjidhje për të siguruar jetesën. Ashtu si Resmia ka edhe shumë fëmijë të tjerë që nuk shkojnë në shkollë por punojnë.
Elizabeth Gowing, kreu i partneritetit të Ideave, një organizatë për të drejtat e pakicave në Prishtinë, e përshkroi tregtinë e skrapit si një rreth vicioz që zapton brezat.
“Prindërit e paarsimuar mbledhin materiale të ndryshme nëpër kazanë për të siguruar jetesën e fëmijëve, ndërsa fëmijët nga pamundësia mbeten të paarsimuar dhe të njëjtin fat do të kenë edhe ata,” tha ajo.
Hilmi Jashari, avokati i popullit në Kosovë, tha se gjendja e punonjësve të skrapit paraqet sfida serioze për të drejtat e njeriut.
“Ata jetojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale dhe psikologjike. Fëmijët nuk shkojnë në shkollë dhe shpesh i nënshtrohen formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Autoritetet e Kosovës duhet të kishin bërë më shumë për të trajtuar këtë problem” thotë ai.
Sipas Ligjit të Kosovës për Mbeturinat, gjobat për objektet që menaxhojnë materialet e riciklueshme pa licencë arrijnë deri në 500,000 euro.

Sipas punonjësve të landfillëve një kilogram hekuri kushton 16 cent, në të njëjtën sasi qeset plastike kushtojnë 12 cent, ndërsa kanoçet kushtojnë katër cent. Një studim i komuniteteve rome të margjinalizuara vitin e kaluar nga Programi i Zhvillimit të OKB-së, zbuloi se 78 për qind e romëve nuk ishin në punësim formal, arsim apo trajnim dhe vetëm 10 për qind e tyre mbi moshën 16 vjeç, kishin akses në sigurimin shëndetësor. Konsumatorët më të mëdhenj të skrapit të Kosovës janë Shqipëria, Maqedonia, Italia, India dhe Turqia. Ndërsa kompania me e madhe eksportuese në këto vende quhet Nderimi. Sipas të dhënave doganore, kjo kompani eksporton materiale që arrijnë në vlerën 22 milionë euro për një vit.
Nga faqja e internetit duket se, kompania shet skrap tek Kurum International, një industri turke që prodhon çelik me bazë në Shqipëri. Ekspertët thonë se më të varfrit janë të angazhuar në tregtinë e skrapeve në të gjithë Ballkanin.
Haxhiu tha se kishte provuar në mënyrë të përsëritur t'i ndihmonte këta njerëz, duke kërkuar ndihmë nga policia, ministria e mjedisit dhe autoritetet lokale, por pa sukses.
"Meqenëse institucionet e tjera nuk veprojnë, ne duhet të vazhdojmë operacionet tona pavarësisht rreziqeve që mund të hasim," tha ai./BIRN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë