Rend dhe Ligj

Ryshfet me pasaportat për qytetarët nga Kosova, nën hetim zyrtarë të policisë

Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka vënë hetim disa zyrtarë të policisë si të dyshuar të përfshirë në skemën e dhënies së pasaportave kundrejt ryshfetit.

Sipas burimeve paraprake nga organi i akuzës, shtetësia me natyralizim e shtetasve të Kosovës, dyshohej se bëhej kundrejt pagesës.

Ligjërisht, pajisja me pasaporta është falas për këtë kategori, por dyshohet se këtyre personave u merrej nga 50 deri ne 200 euro ryshfet.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, është dokumentuar me prova, pamje filmike dhe përgjime se si merreshin paratë. Mes te dyshuarve ka edhe zyrtarë në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, si dhe punonjës policie.

Përveç masës së “arrestit në burg”, për ta pritet të kërkohet pezullimi nga detyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë