Biznes

Rriten gjobat për bizneset

Ministrja e Financave Anila Denaj do të thoshte pak kohë më parë se me projektligjin “Për procedurat tatimore” vjen një regjim i ri penalitetesh, që në thelb nuk ka qëllim ndëshkimin e biznesit, por nxitjen e tij që të mos kryejë shkelje.

Ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”, që tashmë ndodhen në Kuvend, parashikojnë dyfishimin e gjobave për shkeljet e bëra nga bizneset, po ashtu rregullimin për mënyrën e re të faturimit dhe kontrollit të qarkullimit të tyre.

Bizneset do të ndëshkohen nga për mungesë regjistrimi e dokumentacioni tatimor, moslëshim të faturave dhe atyre shoqëruese, mungesën e paisjes elektronike të lëvizshme dhe printerit fiskal deri tek shmangia e fiskalizimit të faturës së lëshuar.

Gjobat variojnë nga 50 mijë lekë deri në 1 mln lekë. Penaliteti monetar më i lartë shkon për prodhuesit dhe/ose mirëmbajtësit e softëare-it, programi i të cilit përdoret nga subjekti që lëshon fatura dhe nuk mundëson procedurën efiskalizimit dhe nëse softëare përmban mundësi, të cilat shmangin procedurën e fiskalizimit të faturës së lëshuar.

Projektligji parashikon gjithashtu edhe kallëzim penal që mund të kryhet nga Administrata Tatimore.

Detajet e projektligjit “Për procedurat tatimore” i gjeni bashkëlidhur në linkun e mëposhtëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë