Politike

Rama përjashton zgjedhjet e parakohshme, mbledhja dyditore me qeverinë e drejtues politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shëngjin ku mbahet takimi dy ditor ‘retreat’ i kabinetit qeveritar.

Pjese e mbledhjes është dhe ministri i emëruar (ende i pa dekretuar) i dikasterit më të ri të qeverisë, Blendi Gonxhe

Ndër të tjera, Rama ka kërkuar fokus përgatitor për zgjedhjet e ardhshme parlasmentare, duke përjashtuar zgjedhjet e parakohshme. I dyti që referoi pas Ramës ishte Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi. Fokusi ishte procesi i ripërtëritjes në parti.

Në takim janë edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Po ashtu të pranishëm janë edhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici, si edhe drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano të cilat do të referojnë për fushat që mbulojnë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë