Politike

Emërimi i Gonxhes, Boçi: Ministri që i duhet Ramës kur afrohen zgjedhjet

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi deklaroi përmes një konference për shtyp se ministria e krijuar nga Edi Rama  lidhert me situatën zgjedhore.

“Janë ministri që lindin gjithmonë kur afrohen situata zgjedhore. Një pushtet ekonomik i vënë në duar të njerëzve të tillë do të thotë, shfrytëzim i të ardhurave ekonomike për të manipuluar proceset zgjedhore. Se çfarë lidhje ekonomike mund të ketë kjo ministri me ndarjet e veta, ekonomia, kultura, inovacioni, vetëm një mendje jo planetare mund ta gjejë. Zakonisht ministritë kanë linjat tradicionale, dhe është Këshilli i Ministrave që rakordon punën e ministrive. Nuk mund të jetë një ministri që rakordon punët e disa ministricave dhe tejkalon punën e Këshillit të Ministrave. Qëllimi i tij është politik, korruptiv dhe ekonomik. Nuk shoh asnjë arsye, se të gjitha kanë ngecur, se si këto ministri do të japin një shtysë në të gjithë këtë krizë që ka pllakosur ekonominë dhe kulturën...”, tha Boçi. Më herët, Boçi denoncoi se po ngrihen kulla në vijën liqenore te Pogradecit nga i njëjti ndërtues që PD e ka paditur ne SPAK për ndërtimin e dy kullave para selisë së PS.

“Investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues...”, tha ai  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë