Politike

Rama mbledh ministra, zëvendës e drejtorë në Shëngjin/ Workshop për PS, qeverinë e Kuvendin (agjenda)

Kryeministri Edi Rama e fillon vitin kalendarik të punës me një mbledhje informale qeverie dhe jo vetën të martën dhe të mërkurën në Shëngjin

Në mbledhjen që do të drejtohet nga ai, pritet të flitet për konkluzione dhe sfida të qeverisë gjatë 2024. Por jo vetëm.

Në axhendën e publikuar paraprakisht shihet se do të ketë raportim të drejtorive të rëndësishme në vend, por edhe punës që është ndjekur deri më tash nga Kuvendi përmes drejtuesve të komisioneve parlamentare.

Ditën e parë është përfshirë edhe raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, mbi problematikat në punën e PS. Në këtë takim marrin pjesë gjashtë drejtuesit politik të partisë nga Pandeli Majko e deri tek Adrian Çela.

E gjithë axhenda është konceptuar në trajtën e një Workshop-i dy ditor që do të mbahet në një nga resortet turistike të Shëngjinit, që ka si synim qeverisjen, punën në PS dhe atë në Kuvend  

Në mbledhjen dy ditore në Shëngjin krahas ministrave (16) pritet marrin pjesë zv-ministrat (30) me gjithë sekretarët e përgjithshëm të secilit dikaster  (13)   

Axhenda 09-10 janar 2024
Shëngjin
Objektivi: Prioritetet e punës për vitin 2024

Dita 1:
- 09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve (Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)
- Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024
- Debat
- Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat
- Debat
- Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit
- Debat
- 13:00 - 14:30 Drekë - Konkluzionet e pjesës së parë
- 15:00 - Prezantime
- Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim)
- Inovacioni (Objektivat e Agjencisë së Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i netëorkut)
Shërbimet
- Projekti pilot i regjistrimit të tokës
- Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër/temat e mësipërme
- 16:00 – 16:30 Pushim kafeje
- 16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023, objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it
- 20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)

Dita 2:
- 08:00 – 09:00 Mëngjesi
- 09:00 – 11:00 Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit
- 12:00 Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar
- Dreka fastfood në tavolinën e punës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë