Politike

Rama në Shëngjin, fokusi tek Kuvendi dhe zgjedhjet, pikat e diskutimit  

Në Shëngjin po mbahet dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë.

Pas analizës së punës, dita e sotme përmbledh konkluzionet e takimit dyditor me mbi 70 funksionarë.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama kërkoi më shumë angazhim  veçanërisht në jetën parlamentare, që përmbledh komisionet dhe seancat plenare.

Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar në: Seancat plenare të zhvilluara, sa interpelanca dhe projektligje janë depozituar në Kuvend, takimet e ministrave me deputetët, sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale, performanca e deputetëve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca e tyre në zonat elektorale si dhe vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.

Në takim është folur edhe për ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar që do të kërkojë domosdoshmërisht konsensusin nga një pjesë e opozitës.

Rama përjashtoi gjithashtu zgjedhjet e parakohshme dhe kërkoi më shumë punë në bazë.

Në mesditë Rama do të mbledhë ministrat në një takim të ngushtë lidhur me sfidat e këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë