Mode

Pse e duam gjithmonë stilin bregdetar

Harrojini rrugicat e Parisi dhe Milanos, prej kohësh vendi i preferuar për të shpalosur modën e fundit, ka qenë deti.
“Duke anashkaluar rrobat e banjës, veshjet më elegante do t’i gjeni pranë brigjeve të detit,” deklaroi revista franceze e modës La Coebille në 1855.
Që në fillimin e hershëm të turizmit bregdetar, kur plazhi u kthye nga një vend pune në një vend pushimi, në bregdet ka mbizotëruar ideja e shfaqjes së modës dhe tendenca për të veshur çfarëdolloj veshjeje, që në vende të tjera nuk do t’i përdornit. Për të treguar këtë qasje Margarat Turner ka shfaqur një ekspozitë bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar. Duke eksploruar marrëdhëniet tona me bregdetin përmes, 70 fotografive ekspozita paraqet zhvillimin e kulturës së pushimeve në bregdet paralelisht me zhvillimin e fotografisë.

Fotografi nga ekspozita

Pushimet në bregdet u bënë modë gjatë shekullit të 18, pasi mjekët lobuan shumë për vetitë e ujit të kripur. Zgjerimi i hekurudhave gjithashtu rriti ekskursionet në bregdet. Pallatet, shtëpitë prej druri dhe rezervuarët u ndërtuan për të tërhequr turistët në vijën bregdetare. Që prej asaj kohe, të udhëtoje një herë në vit në bregdet u bë një modë dhe numri i vendpushimeve bregdetare u shtua. Por, bregdeti nuk solli vetëm pushimet në modë, por edhe mënyrën e veshjes përgjatë pushimeve. Njerëzit përgjithësisht kërkonin të ishin më të kuruar në veshjet e tyre dhe i lejonin vetes të eksploronin në modën e asaj kohe. Gjithashtu, edhe revista të shumta këshillonin veshje të ndryshme për në bregdet. Kjo atmosferë pushimesh bëri që të mos ekzistonte kodi i veshjes në vendet bregdetare. Si një destinacion pushimesh, bregdeti lejonte një nivel të tepruar veshjesh që do të ishte i papranueshëm në hapësirat urbane. Bregdeti u përcaktua të ishte një vend ku u anashkaluan skajet e kulturës, ku toka takohej me detin dhe rregullat shoqërore mund të prisheshin.
“Ka vajza të reja, që vishën në mënyrë të shkëlqyer dhe tepër të bukur, që nuk do të heqin dorë kurrë nga bregdeti dhe të shkojnë në vende urbane,”shkroi revista The Queen në 1900-tën.
Si një vend që mundësoi lulëzimin e stileve të veshjeve të lirshme, bregdeti na tregoi se edhe copa që përdorej për pizhame do të krijonte veshje shumë të bukura për në publik. Ishte pikërisht Coco Chanel që krijoi pizhamet e plazhit në vitin 1918 dhe përgjatë dekadave të ardhshme u adaptuan me këtë modë edhe gratë e pasura, kur pushonin në bregdet.

Në 1925 gazeta Vanity Fair raportoi se pizhamet e plazhit me një model ekstravagant kishin tërhequr vëmendjen e të gjithë burrave në Deauville të Francës dhe në Lido të Venecias. Ndërsa, sipas lajmeve lokale, qyteti Riviera Juan les Pins u bë i njohur si “Pyjamaland” për shkak të popullaritetit të këtij stili.
Fotografja beson se veshjet e tilla ishin një pjesë e qetësisë që njerëzit gjenin në bregdet. Por, nuk ishin vetëm femrat që u tërhoqën nga “moda bregdetare”. Shumë djem të rinj peshkatarë, u përpoqën të dizajnonin veshjet e tyre, duke kombinuar një sërë ngjyrash nga më të lehtat e deri më të fortat në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen. Në vitin 1964, gazetat lokale pretenduan se ato ishin veshjet më të habitshme në vend. Më pas komunitetet e peshkimit u njohën për veshjet tyre në të gjithë botën. Për rreth 100 vjet tashmë, që nga viti 1860, peshkatarët skocezë ishin të dalluar për veshjet e tyre. Po për shumë vende të tjera kjo gjë nuk funksionoi, pasi këto veshje i cilësonin peshkimin si një punë të rrezikshme dhe veshja duhet të ishte funksionale duke ofruar mbrojtjen e nevojshme.

Megjithatë, njerëzit i ruajnë gjithmonë veshjet elegante dhe të veçanta gjithnjë për në bregdet. Me zhvillimin e modës, u raportuan edhe përfitimet shëndetësore të notit në det. Geoffrey Miller, drejtori i “Flamboroug Marine”, i cili prodhon veshje detare, pretendon se jetëgjatësia e veshjeve është suksesi i tyre dhe kjo është mënyra se si ato duken.
“Për shkak të mënyrës së si i krijojmë veshje tona, të cilat ndonjëherë janë edhe të thurura me dorë, bën që këto modele të mos dalin kurrë nga moda,” shprehet ai.
Kompania Yarmouth Stores ka bërë më shumë se 100 vjet veshje të përshtatshme për në bregdet dhe në 2017, duke përdorur fotografi të ndryshme të arkivës së kohëve të kaluara si frymëzim, stilistja e kompanisë Sophie Miller, kuptoi që veshjet e peshkatarëve përcaktohen më shumë nga trashëgimia, se sa nga funksionaliteti i tyre. Ndërsa, shumica e veshjeve të prodhuara nga Blackshoe, e cila gjendet në një pjesë të portit në Southwold, qepën në një fabrikë ku më parë realizoheshin rrjeta e peshkimit. Simon Middletn, themeluesi i kësaj kompanie beson se tërheqja e sendeve të frymëzuara nga peshkatarët është e lidhur me magjinë e bregdetit.
"Bregdeti është aty ku njerëzit shkojnë për t'u çlodhur, për të ëndërruar, për të kontaktuar me një anë tjetër të jetës dhe gjendjen njerëzore. Çdo gjë pranë tij është thelbësore,” shtoi ai. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë