“Chiffon nails” janë trendi më i ri i thonjve që po preferohet nga të famshmet këtë verë. Ndryshe nga modelet e ngarkuara me gurë, pika apo efekte metalike, ky stil është minimalist dhe shumë natyral.
Ky manikyr karakterizohet nga thonj të pastër, të kuruar në detaj dhe me një llak transparent ose shumë të lehtë, në nuanca si rozë e zbehtë, pjeshkë apo krem, duke lënë të duket natyrshëm thoi poshtë. Efekti i tyre ngjan me pëlhurën “chiffon”, delikate dhe elegante.
Sipas manikuristes së famshme Michelle Class, ky stil pëlqehet sepse duket elegant, i përjetshëm dhe kombinohet me çdo veshje. Thonjtë e shkurtër me formë të rrumbullakosur janë zgjedhja ideale për këtë pamje të thjeshtë dhe moderne.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje