Njerez

Pse disa njerëz ‘tërbohen’ kur humbin skuadrat e tyre të zemrës?

Nga Gazeta Si - Në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në futbollit të vitit 1970, Hondurasi fitoi ndeshjen e parë në kryeqytetin e tij Tegucigalpa. Ndërkohë El Salvador fitoi të dytën në San Salvador. Dhuna shpërtheu në të dyja ndeshjet midis tifozëve vendas dhe atyre miq.

Mijëra emigrantë salvadoranë u larguan nga Hondurasi pas fitores së tyre në ndeshjen e dytë, për të  shmangur persekutimin nga vendasit. Në atë kohë, kishte tensione të mëdha historike mes Hondurasit dhe El Salvadorit që u përshkallëzuan brenda 2 ndeshjeve.

Ato ngjarje, nuk janë shembulli i vetëm i një reagimi ekstrem nga tifozët. Huliganët, ultras ose barras bravas, terma të përdorur për të përshkruar shoqatat e tifozëve të futbollit në Amerikën Latine, kryejnë shpesh akte dhune, dëmtime të pronës dhe madje edhe vrasje, në mbështetje të ekipeve të tyre në fushë.

Francisco Zamorano, biolog në Universitetin e San Sebastian në Koncepsion të Kili dhe në spitalin “Clinica Alemana”, donte të kuptonte pse disa fansa i përjetuan këto reagime ekstreme dhe zbuloi se kjo ka të bëjë shumë me trurin e tyre.

Po përse sportdashësit ndihen kaq shumë të lidhur me ekipet e tyre?

Zamorano e di shumë mirë se si është të çmendesh pas një ekipi sportiv. I rritur në një komunitet njerëzish të paprivilegjuar në Kili, ai ishte një tifoz i Colo-Colo, një ekip futbolli me qendër në Santiago që luan në kategorinë kryesore të Kilit.

Rivali i përhershëm i Colo-Colo, është klubi Universidad de Chile po nga Santiago.

“Kur Colo-Colo humbte kundër Universidad de Chile, ndihesha i trishtuar për disa ditë me radhë”, thotë Zamorano. Ishte diçka që ai nuk do ta përjetonte kur ekipi i zemrës humbte përballë ekipeve të tjera.

Ndërkohë, kur Colo-Colo fitonte derbin e kryeqytetit, do të ishte shumë i gëzuar për disa ditë më radhë.

“Colo-Colo, është shumë i rëndësishëm për identitetin tim si person”, thotë Zamorano, duke shtuar se tifozët ultras mund të përjetojnë një ndjenjë të fortë të fitores dhe humbjes, njëlloj si të ishin vetë lojtarë në fushë.

“Futbolli mund të të japë një lloj vlere që ti nuk e ke”, shton ai. Kur Zamorano nisi studimin e tij, ai përdori një skaner MRI për të mësuar më shumë se si funksiononte truri i një tifozi ultras. Ai e përdori pajisjen mbi veten e tij, duke riparë ndeshjet e vjetra midis Colo-Colo dhe Universidad de Chile.

Zamorano zbuloi se disa pjesë të trurit të tij aktivizoheshin vetëm kur Colo-Colo shënonte apo pësonte gol nga Universidad de Chile. Nga ana tjetër, kur skuadrat e tjera shënonin kundër klubit të tij, ai nuk përjetonte të njëjtën ndjenjë humbjeje.

Si duket truri për një super fans?

Për ta zgjeruar studimin, Zamorano shtoi 62 pjesëmarrës në kërkimin e tij që është botuar në “F1000Research”.

Skanimet e MRI, zbuluan se tek tifozët ultas, disa pjesë të trurit bëhen më aktive, ndërsa të tjerat bëhen më pak aktive. Kur skuadrat e ultrasve shënuan gola ndaj rivalëve të tyre të përparuar, në tru aktivizoheshin seksionet e shpërblimit.

Nga ana tjetër, kur shënohej nga skuadra rivale, aktivizohej një rajon i trurit që na ndihmon të mendojmë për veten dhe të tjerët. Kur ky seksion i trurit është më i përfshirë, kjo zakonisht do të thotë se fansat do të bëhen më të mbyllur në vetvete, ndoshta për të përballuar trishtimin ose ndjenjat negative që përjetojnë.

Por kur rivalët e vjetër shënuan kundër skuadrës së tyre, tifozët ultras përjetuan një çaktivizim të Korteksit Cingulat Anterior Dorsal (dAÇ). Kjo është një zonë që lidh ndjenjat dhe emocionet tuaja me pjesën tjetër të trurit. Dhe kjo është e rëndësishme, sepse dAÇ rregullon aftësinë tonë për të mos vepruar mbi emocionet tona.

Ai i shkëput ndjenjat nga zonat racionale në tru. Ndoshta kjo është ajo që ndodh me huliganët, të cilët kanë famën e keqe “për mungesën e vetëkontrollit” kur bëhen të dhunshëm, thotë Zamorano. Korteksi i tyre Cingulat Anterior Dorsal mund të ç’aktivizohet, dhe kjo do të thotë se ata janë më të prirur për këtë lloj sjelljeje.

Cila është lidhja jonë me sportin?

Për Zamoranon, pasioni për sportin është shumë më i ndërlikuar sesa në fusha të tjera, pasi ai mund të përzihet shumë me identitetet e njerëzve. Shpeshherë, skuadrat mund të shërbejnë si simbol i nacionalizmit apo i krenarisë së një qyteti.

Kombinimi i mungesës së mjeteve të duhura mendore për t’u përballur me humbjen, dhe të qenit pranë të tjerëve që përjetojnë të njëjtën gjë, mund të shkaktojë probleme më të mëdha, të cilat shoqërohen me një dhunë ekstreme të sportdashësve para, gjatë, apo pas ndeshjeve.

“Ndjesitë që prodhojnë këto ‘dhoma jehonë’, janë shumë të këndshme për shumë njerëz. Kjo shpjegon edhe reagimin ekstrem të disave”, thotë Zamorano.

Burimi: Discover. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë