Biznes

Pse disa biznese kanë sukses me Inteligjencën Artificiale e shumë dështojnë

"Shumë nisma të inteligjencës artificiale (AI) dështojnë" ishte gjetja kryesore e "Të fitosh me AI", një raport i vitit 2019 bazuar në një studim të rreth 2500 të anketuarve i kryer bashkërisht nga grupet e këshillimit të menaxhimit MIT Sloan dhe Boston Consulting Group. "Në mesin e 90% të kompanive që kanë bërë disa investime në AI, më pak se 2 në 5 raportojnë fitime nga AI në tre vitet e fundit," konstatohet nga raporti.

Pse është kaq e vështirë të realizosh fitime nga teknologjia e inteligjencës artificiale? Pse disa përpjekje kanë sukses, ndërsa shumë dështojnë? Për të ndihmuar në përgjigjen e këtyre pyetjeve, studimi kërkoi modele në të dhënat e sondazhit dhe në intervistat e drejtuesëve ekzekutivë për të zbuluar se çfarë bëjnë kompanitë që kanë sukses me AI-në. Ajo zbuloi se kompanitë që gjenerojnë më shumë fitime nga AI shfaqin një grup të veçantë sjelljesh organizative. Më poshtë mund të gjeni përmbledhjen e këtyre gjetjeve.

Mos e kufizoni teknologjinë e Inteligjencës Artificiale veçse në strategjitë e IT

Një gabim i zakonshëm që kompanitë bëjnë është se e shohin strategjinë e tyre të aplikimit të AI-së (Inteligjencës Artificiale) veçse në fushën e teknlogjisë e si rezultat arritjet e tyre shfaqen vecse në teknologjinë e informacionit (IT) dhe analizën e të dhënave. Kjo është qasje e gabuar. Kompanitë që marrin më shumë vlerë nga Inteligjenca Artificiale janë ato që e shohin AI-në si shtyllë kryesore të strategjisë së përgjithshme të biznesit të tyre.  Integrimi i Inteligjencës Artificiale në startegjinë e biznesit mundëson që iniciativat e AI-së të marrin fokusin e duhur në të gjithë organizatën, në veçanti nga CEO (shefi ekzekutiv) dhe drejtues të tjerë ekzekutivë, pa mbështetjen e të cilëve do të ishte thuajse e pamundur për çdo teknologji transformuese të kishte sukses.

Survejimi gjeti se në ato kompani në të cilat iniciativat e AI-së udhëhiqeshin nga shefi drejtues I informacionit (Chief Information Officer) kishte rritje të vlerës së kompanisë prej 17%. Ndërsa kur këto iniciativa udhëhiqeshin nga një pjesë e madhe e shefave ekzekutive (C-level executives) vlera e kompanisë rritej me 37%.

Kini prioritet rritjen e të ardhurave ndaj uljeve të kostove

Kompanitë shpesh i hedhin syte nga inteligjenca artificiale (AI) kur duan t’i reduktojnë kostot dhe të rrisin produktivitetin. Por, studimi gjeti se përdoruesit e avancuar e me më shumë sukses në biznes e përdorin inteligjencën artificiale për gjenerimin e të ardhurave si dhe gjetjen e oportuniteteve të reja.

Benefitet, nga uljet e kostove dhe produktiviteti, janë një mënyrë e mirë në krijimin e arritjeve të para të cilat më vonë mund të nxisin entuziasmin për iniciativa të tjera të inteligjencës artificiale. Por nëse një kompani nuk i ndjek oportunitetet që inteligjenca artificiale jep në biznes, me shumë mundësi nje kompani tjetër konkurruese ka për ti ndjekur.

Aplikoni Inteligjencë Artificiale në të gjithë biznesin tuaj

Kompanitë lider në Inteligjencë artificiale kanë mundur të marrin më shumë fitime prej kësaj teknologjie si rezultat i përhapjes së AI-së në të gjitha funksionet e tyre. Survejimi gjithashtu tregoi se kompanitë që kanë më shumë sukses me AI-në janë ato që ndërmarrin risqe të mirëllogaritura.

Raporti i ndau të anketuarit në katër grupe:

1) Pionerët (që zënë 20% të anketuarëve) janë kompani të cilat e kanë adoptuar thellësisht në strukturat e tyre funksionuese AI-në (inteligjencën artificiale)

2) Investigatorët (30%) e kuptojnë inteligjencën artificiale por nuk I kanë zhvilluar aplikimet e kësaj teknologjie përtej fazës së testimit.

3) Eksperimentuesit (18%) janë duke e përvetësuar këtë teknlogji duke e vënë në praktikë, si dhe kryejnë testime të ndryshme pa e kuptuar në thellësi inteligjencën artificiale.

4) Pasivët (32%) nuk e kanë adoptuar teknologjinë e AI-së dhe kanë pak informacion për të.

Në mesin e pionerëve, 35% kanë investuar në 20 apo më shumë projekte të integruar me AI. Ky është dyfishi I investimeve të bëra nga Investigatorët dhe eksperimentuesit bashkë. Por sasia e aplikacioneve nuk është qëllimi I tyre. Pionerët kanë si fokus projekte me impakt transformues shumë të madh dhe e marrin parasysh riskun që vjen nga këto lloj projektesh ndryshe nga ato në te cilat ndikimi transformativ është me I ulët. Tek kategoria e pionerëve, 29% e tyre i karakterizojnë projektet e tyre si tepër riskoze dhe afërisht sa dyfishi I projekteve të ndërmarrra nga Investigatorët dhe eksperimentuesit.

Pavarësisht nga rreziku më i madh, Pionierët janë në gjendje të finalizojnë me sukses mesatarisht më shumë projekte se grupet e tjera. Kjo mbase, e nga maturiteti I tyre në fushën e AI-së që iu lejon t’I zgjedhin projektet me kujdes e në mënyrë më strategjike.

Rekomandohet që kur kompanitë nisin me iniciativat e tyre në AI, ato duhet të ndërmarrin projekte të vogla e që gjenerojnë të ardhura. Me kalimin e kohës, pasi kanë krijuar vrullin e duhur ato mund të financojnë e ndjekin projekte më të mëdha e më ambicoze.

Investoni në talentin e Inteligjencës Artificiale

Thuajse të gjithë të anketuarit e sondazhit thanë se po përballen me mungesë talenti apo force punëtore të mirëspecializuar në AI. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje të thjeshtë e magjike për këtë problem. Survejimi tregon se qasja më e mirë është kombinimi I ri-aftësimit të punonjësve, me punësimin e talenteve të reja dhe marrjen e ekspertëve të jashtëm. Madje, ato kompani që kanë ri-trajnuar punonjësit e tyre kanë parë efekte më të mëdha pozitive se ato që nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.

Dhe, siç ndodh në përgjithësi me teknologjitë transformuese, Inteligjenca Artificiale duhet të trajtohet jo vetëm si një aftësi teknike, por si një iniciativë transformuese themelore që përfshin njerëz, proçese, kultura dhe strategji biznesi.

Për të pasur sukses brenda kompanisë, inteligjenca artificiale duhet të menaxhohet si një bashkëpunim ndër-funksional që sjell afër me njëri tjetrin specialistë të teknologjisë, shkencëtarë të të dhënave, dhe menaxherë të biznesit. Gjithashtu duhen investime në menaxhimin e të dhënave që furnizojnë Ai-në, në mënyrë që të ketë cilësi në rezultatet e nxjerra prej kësaj teknologjie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë