Ngjarje

Tiranë, qytetarët në ditën e pestë të protestës kundër projektit në Zvërnec

Nga Gazeta ‘Si’– Ka nisur protesta e pestë radhazi e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Grumbullimi i qytetarëve u bë sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalike, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë