Lajme

Prokuroria, urdhër arresti për ish-kryetarin e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku

Prokuroria ka firmosur urdhër-arresti për ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pasi gjykata ka dhënë masën arrest me burg për të.
Mësohet se policia ka shkuar në banesën e Kajmakut, ditën e djeshme kur është nxjerrë urdhërarresti, por nuk e kanë gjetur në shtëpi. Edhe sot, policia ka shkuar në banesë për ta arrestuar ish-kryebashkiakun, por nuk e ka gjetur në shtëpinë e tij.
Agim Kajmaku u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës në zgjedhjet e 30 qershorit, por pas denoncimit nga PD se kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit nisën edhe hetimet nga prokuroria, e cila i dha të drejtë opozitës.

LEXO EDHE:
Dënimi i Kajmakut, si precedent në zbatimin e Dekriminalizimit
Gënjeshtrat e dekriminalizimit që penalizojnë Agim Kajmakun
KQZ shkarkon Kajmakun, Biba e mbron: Fajin e ka Kuvendi
Rama “dorëzon” Kajmakun. Basha: Pasqyrë me kë qeveris

Kajmaku kishte fshehur një dënim në Greqi ku figuronte me emër tjetër.
Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.
Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila pasi bëri verifikimin e shenjave të gishtërinjve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinjve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.
Më 1 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shkarkojë nga detyra Kajmakun, në mënyrë unanime me 5 vota pro.
Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.
Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i PS, i zgjedhur më 30 qershor, që largohet nga detyra pas akuzave të opozitës, pasi i pari ishte Valdrin Pjetri i Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pasi u akuzua nga opozita se ishte dënuar në Itali për trafik droge.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë