Politike

Plani i BE për rritje ekonomike mbledh liderët e Ballkanit në Shkup. Rama: Të vendosim një rreth politik, harroni historinë dhe ngjyrat e flamujve

Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Më herët,  kryeministri Edi Rama dhe liderët e tjerë u mblodhën nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçeski në një darkë informale.

Nga Kosova, merr pjesë kryeministri Albin Kurti, ndërsa nga Serbia presidenti Aleksandër Vuçiç.

Të pranishëm janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Takimit i janë bashkuar edhe ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O'Brien dhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, zyrtarë të tjerë, ndërsa spikat edhe prania e Aleks Sorosit.

"Më duhet të them se ky është vërtetë një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe administratës amerikane për hapin e madh që ne mundemi dhe duhet të ndërmarrim, që është t’i afrohemi më shumë Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për planin e rritjes dhe integrimin në tregun ndërkombëtar.

Kjo e fundit deri tani ka qenë e mundur vetëm për shtetet pjesë të Bashkimit Europian. Prandaj është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e shkëlqyer, e cila nuk duhet humbur dhe prandaj është esenciale që ne t’ia dalim të punojmë së bashku, të gjashtë shtetet e Ballkanit, është esenciale që ne të vëmë qytetarët tanë të parët dhe të lëmë politikën dhe historinë për më pas, sepse çfarëdolloj gjëje që do të bëjmë dhe nëse do mundemi t’i bëjmë gjatë kësaj kohe për të përfunduar gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojnë sesi do të jenë vendet tona në fund të kësaj dekade...", tha Rama në fillim të takimit.

Rama kujtoi edhe Ballkanin e Hapur dhe dha arsyet e kësaj nisme aq të debatuar e që sipas tij e ka mbyllur misionin.

“Ndaj ne nisëm me Ballkanin e Hapur. Kjo ishte një lloj për politikë ditore, luftën e fuqisë, së forcës. Ajo që bëmë ne, e vendosëm agjendën, që është pjesë e kësaj rritje dhe një tregu të vetëm, se nuk varet prej nesh, por le të anëtarësohemi vetë ne. Të gjithë thonë; jo jo. Ish-kryeministri i Malit të Zi, një profesor i shquar tha se nuk mund të aderohemi tani. Unë thash; aderohemi tani dhe ne do të t’i bashkohemi Malit të Zi. Nuk besoj se Mali i Zi është vend anëtar. Mund të flas shumë për këtë. Është akt historik dhe diçka dramatike. Më falni për entuziazmin tim, nuk jam i çmendur, por ka arsye që të jem optimist. Në darkën mbrëmë kuptuam se mund ta bëjmë këtë, mund të kemi bisedë të civilizuar, pa e ndërthur bisedën. Kur bëhet fjalë për ushqim, duhet të pranoni se nuk jeni më të mirët në rajon.

E para; të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Duhet ta harroni historinë, duhet të jeni dalltonistë. Ndaj duhet t’i shihni ngjyrat e flamujve. Harroni historinë dhe ngjyrat, pasi kemi vetëm një ngjyrë, që është ngjyra e flamurit të BE-së. Shpresoj që çdo gjë do të shkojë siç duhet. Gjëja e fundit, ka mundësi për përmirësim sepse duhet të jemi më ambiciozë dhe të kërkojmë më shumë. Kur flasim për Shqipërinë, jemi të lumtur që nuk jemi aq patriotë dhe aq të lidhur me historinë dhe jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë. Të bëjmë presion për të gjithë që të përfundojmë këtë punë. Jam i sigurt se jemi të mirë të konfliktohemi, nuk duam të na mbajnë mend nga konfliktet, por që kemi bërë diçka për njerëzit tanë. Ftojmë liderët të përfshihen në Samitin e BP, me presidentin Zelensky në fillim të shkurtit. Duhet të mësojmë nga Ukraina. Do jetë mirë të mësojmë si luftohet ndaj korrupsionit kur dikush ju bombardon nga mëngjesi në mbrëmje” tha Rama.

Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan, në periudhën 2024-2027, është 6 miliardë euro. Pagesat është thënë se do të ekzekutohen vetëm pas përmbushjes së reformave të diskutuara.

Rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE

Krocia ka qenë e para prej vendeve të rajonit që ka aplikuar për anëtarësim në BE, më 2003 dhe e ka finalizuar procesin.

Ndërkohë kanë aplikuar edhe vendet tjera, përfshirë Kosovën, më 2022.

Statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE kanë arritur ta marrin Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje - Hercegovina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë