Politike

‘Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente mua këtu sot’, si duhet parë rikthimi i Edi Ramës në bashki pas 5 vitesh

Kryeministri Edi Rama u fut pas 5 vitesh në zyrën ovale të Bashkisë Tiranë të enjten në mesditë. Hera e tij e fundit ishte kur Erion Veliaj mori mandatin e tij të dytë pa kandidat rival.

Ky nuk ishte lajmi i parë.

Edi Rama shtrëngoi duart me Erion Veliajn i cili vetëm tre ditë më parë u paraqit në SPAK ku u pyet mbi 7 orë për inceneratorin e Tiranës.  

Vetë Rama sqaroi se vizita e tij në Bashki lidhej me ceremoninë e  nderimit të Ali Ahmetit (kryetar i BDI në Maqedoninë e Veriut) me titullin “Qytetar Nderi”.

“Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente mua këtu sot”, tha duke nënqeshur Edi Rama, një deklaratë që për nga zhvillimet merr dy kuptime; E para se kjo mund të ishte arsyeja e vërtetë se pse ai kishte vendosur të rikthehej (qysh nga 2019-ta) dhe e dyta se, rikthimi i tij (ne kushtet aktuale) ishte i pafavorshem politikisht sa kohë që Erion Veliaj ndodhet në kuotat e tij më të ulëta politike, Kjo sa i pëtket deklaratës.

Sa i përket vetë pranisë së tij krah Erion Veliajt, mesazhi politik të çon gjetkë

E gjitha më pas në ceremoni i takoi nderimit të figurës së Ali Ahmetit për të cilin kishin mbërritur ish-Presidentë dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Edi Rama u shfaq i ftohte por bashkëpunues që në hyrje të derës kryesore të bashkisë Tiranë. Ai shtrëngoi duart me Ali Ahmetin, më pas me Erion Veliajn dhe përcolli një qëndrim korrekt që pak kush mund të kuptonte nëse e kishte lëshuar apo mbrojtur benjaminin e tij në politik, Erion Veliaj. Edhe ky i fundit protokollar duke mënjanuar kësaj here shprehje të tipit; “kryeministri Edi’.

Pjesëmarrja e Edi Ramës pas 5 vitesh në Bashki në një moment aspak të favorshëm për Veliajn (pavarësisht arsyes) mund të ketë njërën anë të medaljes së interpretimit, sa kohë që në dy takimet e fundit të organizuara nga Edi Rama qoftë për iftarin e shtruar kohë më parë e deri tek takimi i fundit i tij me kryebashkiakët, Erion Veliaj mungonte... Kësaj here ishte Rama që i shkoi në derë, pavarësisht arsyes dhe ceremonise se mirëmenduar ditë më parë...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë